Mesfushori spanjoll, Dani Olmo, do të jetë jashtë fushës për një muaj pas problemeve muskulore në këmbën e djathtë. Kështu ka njoftuar Barcelona të hënën.
Olmo u lëndua në fitoren e Barcelonës ndaj Gironas me rezultatin 4:1, të dielën. 26-vjeçari u zëvendësua në minutën e 61-të me mbrojtësin Eric Garcia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpanjolli do të jetë mungesë e madhe për Barçën. Olmo në tri ndeshjet e para ka shënuar tri gola.
Barcelonës iu bashkua nga RB Leipzigu në afatin kalimtar të verës për 55 milionë euro. Barcelonës i është lënduar edhe i riu, Marc Bernal. Ai do të mungojë për një vit.