Futboll

Pas gjobave milionëshe, federata serbe me vendim të papritur

Federata e Futbollit e Serbisë

Federata e Futbollit e Serbisë ka hequr dorë nga përkrahja e organizuar e tifozëve për Serbinë në ndeshjen ndaj Anglisë.

Këtë vendim serbët e morën pas dënimit që morën nga FIFA për shkeljet në ndeshjen me Shqipërinë në Leskovc.

Ndeshja me Anglinë në "Wembley" është vendimtare për vend në plejofin e kualifikimeve për Botërorin 2026.

"Marrë për bazë përvojën e deritashme dhe gjobat milionëshe të paguara jo vetëm për ndeshjet në shtëpi por edhe për ato si mysafir, Federata e Futbollit e Serbisë nuk do ta marr përgjegjësinë e shitjes së biletave për sektorin mysafir në Wembley, e as përgjegjësinë për sjelljet e tifozëve në ndeshjen me Anglinë", shkruan në njoftimin e federatës serbe.

Lexo përditësimet tjera
Rey Manaj

Serbia gjobitet rëndë për shkeljet në ndeshjen me Shqipërinë

Federata e Futbollit e Serbisë është gjobitur rëndë nga FIFA për shkeljet e shumta në ndeshjen...