Serghei Clescenco ka dhënë dorëheqje nga posti i selektorit të Përfaqësueses së Moldavisë.
53-vjeçari e mori përgjegjësinë për disfatën e thellë 11:1 në kualifikimet e Kupës së Botës 2026 nga Norvegjia të martën mbrëma.
“Ne punuam së bashku, besuam dhe luftuam për ngjyrat e vendit tonë. Në jetë, ka ulje-ngritje, dhe unë besoj se ka ardhur koha për një ndryshim, një vendim që e konsideroj të përshtatshëm si për mua ashtu edhe për ekipin”, ka thënë Clescenco pas dorëheqjes.
Clescenco ka qenë në krye të Moldavisë që prej vitit 2021.
Moldavia në Grupin I kualifikues është e fundit, pa pikë, me tri gola të shënuar e 25 të pranuar.