Futboll

Përfundon sezoni për Arbnor Muçollin

Arbnor Muçolli

Në gushtin e vitit të kaluar, Arbnor Muçolli i Goteborgut që bën gara në elitën e futbollit suedez, e lëndoi ligamentin kryqëzor në ndeshjen ndaj Varnamos. 

Që nga ajo kohë, futbollisti që ka pesë paraqitje për Shqipërinë, nuk e ka luajtur asnjë minutë për ekipin e tij. 

Më herët gjatë verës së këtij viti, 26-vjeçari u kthye në stërvitje. Por kryesisht në palestër, ka shkruar të enjten mediumi suedez “Expressen”. 

Deri në fund të kampionatit suedez të futbollit kanë mbetur edhe shtatë xhiro, por Muçolli nuk pritet të aktivizohet. 

Sinjale të tilla ka dhënë edhe trajneri Joachim Bjorklund. 

26-vjeçari Muçolli që luan në krahun e majtë, me Goteborgun i ka 10 gola të realizuar e një asistim në 33 ndeshje. Ai është rritur te skuadra e Vejles daneze, ndërsa Goteborgut iu bashkua në vitin 2023.