Futboll

Postecoglou emërohet trajner i Nottinghamit

Ange Postecoglou

Ange Postecoglou është emëruar trajner i Nottingham Forestit.

Postecoglou e zëvendëson Nuno Espirito Santosin i cili u shkarkua të hënën.

60-vjeçari Postecoglou në krye të shtabit teknik te Nottinghami do të jetë deri në verën e vitit 2027.

“Përvoja e tij në stërvitjen e ekipeve në nivelin më të lartë, së bashku me dëshirën e tij për të ndërtuar diçka të veçantë me ne në Forest, e bën atë një person fantastik për të na ndihmuar në udhëtimin tonë dhe për të arritur vazhdimisht të gjitha ambiciet tona. Jemi të emocionuar që ai po na bashkohet në udhëtimin tonë ambicioz”, ka thënë Presidenti i Nottinghamit, Evangelos Marinakis.

Australiani Postecoglou nga viti 2023 deri në muajin qershor të këtij viti e drejtoi Tottenhamin Hotspurin.

Ndonëse e udhëhoqi Tottenhamin edicionin e kaluar drejt triumfit në Ligën e Evropës ai u shkarkua.

Gjatë dy vjetëve me australianin në krye të skuadrës, Tottenhami i fitoi 47 prej 101 ndeshjeve.