Sulmuesi shqiptar që përfaqëson Maqedoninë e Veriut, Lirim Qamili, ka shënuar tjetër gol në Superligën e Danimarkës.
26-vjeçari me Sonderjysken barazuan 2:2 me Brondbyn të dielën, në ndeshjen e xhiros së 16-të. Të elitës daneze.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQamili që ka edhe tri asistime në edicionin aktual, e ngushtoi epërsinë në 2:1, në minutën e 66-të. Ai luajti deri në minutën e 87-të.
Te Sonderjyske, Sefer Emini e kompletoi ndeshjen, ndërsa 17-vjeçari Olti Hyseni luajti nga fillimi i pjesës së dytë.
Sonderjyske ka 13 pikë në 16 ndeshje dhe zë vendin e dhjetë.
Brondby është i shtati me 24 pikë.