Futboll

Ramadani: E kemi kryer vetëm gjysmën e punës

Zekirija Ramadani

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka thënë se me fitoren në ndeshjen e parë ndaj Differdanget në plejof të Ligës së Konferencës, e kanë kryer vetëm gjysmën e punës.

Drita fitoi 2:1 në “Fadil Vokrri” të enjten, ndërsa ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme në Luksemburg.

“Është vetëm pjesa e parë. E kemi mbaruar 50 për qind të punës e na pret edhe një tjetër. E thash që duhet të jemi të kënaqur me një gol avantazh. Ndodhi ajo që ishte si objektiv primar i joni për të shkuar me një gol avantazh”, ka thënë Ramadani për KTV-në pas takimit.

Ai është ankuar në ndeshjen e fundjavës me Ferizajn.

“Ekipi nuk ishte mirë. E kam thënë edhe më herët që nuk duhet lojë të bukur por rezultate. Ndikimi më i madh ishte ajo ndeshja me Ferizajn në bar sintetik me 40 gradë celsius dhe u pa që nuk kemi freskinë e duhur. Në fundjavë tani kemi pushim. Duhet të rigjenerohet ekipi dhe të shohim gabimet e të përsërisim lojën që e kemi pasur në rundin e parë”, ka thënë ai.

Sipas Ramadanit, nuk ka fjalë që mund t’i motivojë futbollistët më shumë sesa vetë vlera e garës.

Lexo përditësimet tjera
Drita

Drita bën hap të madh drejt Ligës së Konferencës

Drita ka bërë një hap të madh para drejt kualifikimit në skenën e madhe të Ligës...