Trajneri Zekirija Ramadani i është kundërpërgjigjur Milot Avdylit për deklaratën që ai kishte dhënë pasi u tërhoq shorti i plejofit të fazës nokaut.
Drita u vendos të luante përballë Celjes, që në radhët e veta e ka Avdylin, ish-futbollistin e Kosovës U21.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Milotin e njoh si futbollist, nuk e di sa më njeh ai. Asnjëherë nuk e motivoj ekipin ose futbollistin tim për hakmarrje, në futboll hakmarrje nuk ka. Pse ka humbur dy herë, bëhen edhe e treta dhe e katërta, nuk ndodh asgjë, nuk është fundi i botës, vazhdon futbolli. Nëse na mposht e uroj për fitoren. Thjesht duhet të përkushtohet në karrierën e tij. Ka cilësi shumë ai futbollist. Shpresoj që të vazhdojë ecurinë negative që e ka përballë Dritës”, deklaroi Ramadani.
Avdyli më 16 janar, kur u tërhoq shorti në Nyon të Zvicrës, kishte deklaruar se ndaj Dritës i ka disa gjëra të pazgjidhura.
Avdyli ishte pjesë e Trepçës ’89 në të kaluarën.
“Kam dashur që të luajë ndaj Dritës në fazën e ligës, dhe tani ëndrra më është bërë realitet. Ndeshja do të jetë e veçantë për mua pasi do të luajë ndaj një klubi të shtetit tim. Kam disa gjëra të pazgjidhura me Dritën, pasi jam takuar me këtë skuadër dy herë sa isha pjesë e Trepçës dhe kam humbur dy herë”, kishte thënë Avdyli për faqen zyrtare të Celjes.