Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Richards “Ylli i Javës”

Ruben Silva-Richards

Ruben Silva-Richards

Çmimi “Ylli i Javës” i ka takuar futbollistit të Ferizajt, Ruben Silva-Richards. 

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të martën se Richards është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më të mirin e xhiros e shpall FFK-ja, nëpërmjet një komisioni të veteranëve të futbollit. 

22-vjeçari Richards ia siguroi fitoren të dielën skuadrës së Ferizajt ndaj Ballkanit. 

Ferizaj e mposhti në shtëpi Ballkanin me rezultatin 2:1. Të dy golat për skuadrën ferizajase i realizoi sulmuesi i qendrës Richards. 

“Mendoj që ka qenë një ndeshje e mirë, një ndeshje normale ku ekipi funksionoi mirë mes vete. Unë shënova dy gola, por pa përpjekjen e madhe të futbollistëve të tjerë nuk do të ishte e mundur, andaj jam shumë mirënjohës. Është një ligë shumë e mirë, me lojtarë taktikë, me kualitet shumë të mirë dhe qyteti e shteti i Kosovës janë shumë të mira. Bashkëlojtarët më kanë pritur shumë mirë dhe gjithçka është shumë bukur këtu”, u shpreh Richards për faqen zyrtare të FFK-së.