Futboll

Ronaldo të shtunën theu një tjetër rekord

ronaldo

Cristiano Ronaldo realizoi tjetër gol të shtunën në ndeshjen finale të Superkupës në futbollin e Arabisë Saudite. 

Ronaldo me Al Nassrin realizoi nga penalltia në minutën e 41-të për 1:0 ndaj Al Ahlit. 

Ai është bërë lojtari i parë në histori që shënon 100 gola me katër klube të ndryshme dhe me shtetin e tij. 

Ronaldo ka luajtur për Sportingun, Manchester Unitedin, Real Madridin dhe Juventusin.