Futboll

Royale Union “shkel” PSV-në në Eindhoven

Royale Union

Kampioni i Belgjikës, Royale Union, ka mposhtur kampionin e Holandës, PSV Eindhovenin me rezultat 3:1, në ndeshjen e parë të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Philips Stadion” të martën mbrëma.

Promise Akinpelu në minutën e nëntë realizoi nga penalltia për 1:0, kurse në minutën e 39-të për 2:0 shënoi gol Anouar Ait El Hadj. Golin e tretë për belgët e shënoi Kevin Mac Allister në minutën e 81-të.

Vendësit shënuan golin e nderit në minutën e 90-të. Ruben van Bommel shënoi golin e vetëm për PSV-në.

Royale Union e pret Newcastlen në xhiron e dytë, kurse PSV-ja luan në udhëtim ndaj Bayer Leverkusenit. Ndeshjet luhen më 1 tetor.

Lexo përditësimet tjera
Promise Akinpelu

PSV-ja po befasohet nga Royale Union në Eindhoven

Skuadra belge, Royale Union, ka shënuar dy gola ndaj skuadrës së njohur holandeze, PSV Eindhoven. Pjesa...