Donat Rrudhani pritet të largohet nga Young Boysi por jo edhe nga kampionati zviceran i futbollit.
Mediumi zviceran “4-4-2” ka raportuar të premten se Rrudhani është shumë afër transferimit te Sioni, një tjetër klub që bën gara në elitën zvicerane.
Mësohet se bisedimet mes Young Boysit dhe Sionit për Rrudhanin kanë avancuar shumë.
Te Sioni luajnë edhe disa futbollistë shqiptarë si Benjamin Kololli, Kreshnik Hajrizi dhe Rilind Nivokazi.
26-vjeçari Rrudhani me Young Boysin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
Reprezentuesi i Kosovës, Rrudhani, edicionin e kaluar ishte i huazuar te Luzerni.
Në 32 ndeshjet që i zhvilloi me Luzernin, Rrudhani i realizoi nëntë gola dhe i bëri gjashtë asistime.
Rrudhani tek Young Boysi u transferua në vitin 2022 nga Aarau.