Selektori i Sllovenisë në futboll, Matjazh Kek, ka akuzuar Manchester Unitedin se nuk i ka dhënë asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të sulmuesit Benjamin Sheshko. Ai ka thënë se Sllovenia nuk kishte asnjë lajm zyrtar nga Manchester Unitedi.
“Nuk kemi marrë asnjë shpjegim zytar, asnjë dokument mjekësor, të cilin do të donim shumë ta shihnim, sepse kemi një ekspert në këtë fushë në selinë tonë, jo këdo. Jam në kontakt me bëni, kam disa informacione jozyrtare sigurisht, por nuk mund të komentoj sepse Manchester Unitedi nuk ka njoftuar zyrtarisht asgjë”, ka thënë Kek.
“Fakti që Anglia nuk e ka mposhtur Slloveninë për një kohë të gjatë tregon mjaftueshëm. Sigurisht që jam i shqetësuar për lojtarin, mirëqenia e tij është e vetmja gjë që na intereson, nuk kemi dëgjuar kurrë askënd në fushë nëse ka pasur rrezik. Unitedi nuk ka kontaktuar askënd të kampit tonë”.
Sheshko nuk pritet të përfshihet në grumbullim për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Kosovës të shtunën dhe Suedisë më 18 nëntor.
Sulmuesi kryesor i Sllovenisë, Sheshko u lëndua të shtunën, në barazimin 2:2 e Unitedit kundër Tottenhamit.
“Unitedi është një klub shumë i madh, por edhe Sllovenia meriton respekt maksimal. Të luash për ekipin përfaqësues është diçka e veçantë”, është shprehur Kek.