Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut (FFM) e ka dënuar rëndë Shkëndijën e Tetovës për atë që ndodhi në finalen e Kupës.
Finalen e 20 majit, Shkëndija e Tetovës e humbi 1:0 nga Sileksi në Shkup.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë mërkurën, FFM e dënoi klubin tetovar me 105 mijë euro dhe me mosparaqitje në Kupën e Maqedonisë së Veriut në edicionin tjetër.
Me 15 mijë euro, Shkëndija është dënuar për përdorimin e mjeteve piroteknike nga tifozët. Për shkak të thirrjeve dhe sloganeve nacionaliste, federata e ka dënuar Shkëndijën m 10 mijë euro. Federata në njoftim ka shkruar se ka pasur edhe baner me përmbajtje naziste, për të cilën është dënuar më herët edhe nga UEFA.
Për këtë, Shkëndija është gjobitur me 20 mijë euro.
FFM-ja e ka dënuar Shkëndijën me 30 mijë euro të tjera dhe me përjashtim nga Kupa për edicionin tjetër, për mospranimin e medaljeve në ceremoni, me arsyetimin se “nuk ka qenë sjellje e mirë ndaj zyrtarëve dhe ekipit kundërshtar”.
Klubi tetovar u dënua edhe me 30 mijë euro dhe katër ndeshje pa praninë e shikuesve, për shkak të mosrespektit ndaj himnit shtetëror.
FFM-ja ka dhënë edhe gjoba për Sileksin dhe Vardarin. Sileksi është dënuar me 5 mijë euro gjobë, kurse Vardari me 15 mijë euro.