Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shqipërisë U21 i anulohet miqësorja shkaku i situatës në Lindjen e Mesme

Shqiperia U21

Më 30 mars në Antalia të Turqisë, ishte planifikuar ndeshje miqësore në futboll ndërmjet ekipit U21 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë U21. Por miqësorja është anuluar për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme dhe për çështje sigurie.

“Federata Amerikane e Futbollit ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit se, për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme dhe për çështje sigurie, ka vendosur të mos udhëtojë drejt Turqisë, duke e bërë të pamundur zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësore. Ndërkohë, FSHF po shqyrton mundësinë për të gjetur një kundërshtar tjetër për Kombëtaren U21, për të zhvilluar një ndeshje miqësore në të njëjtën datë, më 30 mars. Gjithashtu, Shqipëria U21 ka të programuar të luajë testin e parë miqësor të marsit ndaj Japonisë U21 më 27 mars në Antalia”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo