Futboll

Smajli: Treguam ndeshje shumë të mirë

Geralb Smajli

Asistuesi i golit të vetëm te Ballkani që fitoi 1:0 ndaj Shamrock Roversit, Geralb Smajli, ka theksuar pas ndeshjes se ai dhe bashkëlojtarët treguan ndeshje shumë të mirë. 

Smajli asistoi në golin e Sunday Adetunjit, që realizoi në minutën e 56-të. 

“Ndeshja ishte e mirë. E kemi përgatitur gjatë gjithë javës dhe e dinim eksperiencën që e ka Shamrock Roversi dhe se do të bënte lojë të mirë. Na vunë në vështirësi por e kishim përgatitur ndeshjen mirë. Kemi përgatitur thuajse çdo gjë. Stafi na tregoi se loja e rrezikshme e tyre ishte në ajër, por ne bëm mirë. Çdo gjë që u pa sonte ishte e përgatitur në stërvitje. Duelet në udhëtim janë të vështira, e kemi parë edhe me Florianan. Por shpresojmë që do të kalojmë mirë edhe tani”, deklaroi pas ndeshjes Smajli.

Lexo përditësimet tjera
Ballkani - Shamrock

Ballkani fiton ndaj ekipit më të suksesshëm irlandez

Tri herë kampioni i Kosovës, Ballkani, ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të rrethit të...