Futboll

Supergola nga Messi në fitoren e Inter Miamit

Messi

Lionel Messi ka shkëlqyer në fitoren 4:1 të Inter Miamit ndaj Montrealit. Ndeshja e luajtur të dielën në orët e para të mëngjesit i takoi ligës MLS të SHBA-së.

Messi asistoi për 1:1 në minutën e 33-të. Shënoi gol të bukur nga zona për 2:1 në minutën e 40-të, ndërsa realizoi gol të shkëlqyer, duke kaluar gjysmën e ekipit kundërshtar, për 4:1 në minutën e 62-të. 

Ylli argjentinas tani i ka 1110 ndeshje në karrierë, 868 gola dhe 385 asistime.