Përzgjedhësi brazilian i Shqipërisë, Sylvinho, ka theksuar se e ka besimin e plotë te futbollistët e grumbulluar për ndeshjet e muajit tetor dhe synon fitore ndaj Serbisë, të cilën e ka vlerësuar si “pengesë e vështirë”.
Ndeshja në udhëtim te Serbia zhvillohet më 11 tetor në Leskovc dhe i takon Grupit K të kualifikimeve për Botërorin 2026.
“Është një ndeshje e vështirë, shumë e rëndësishme për ne dhe për ata, sepse jemi të dyja në moment për t’u kualifikuar. Serbia ka eksperiencë. Duhet të jemi të fokusuar për ta bërë maksimumin tonë. Besoj shumë tek ekipi im, te lojtarët që kur u jep besim, krijohet edhe një atmosferë shumë e mirë në dhomat e zhveshjes. Kemi bërë edhe më parë paraqitje të mira, si në Pragë, në Varshavë, dhe do jemi 100 për qind të përqendruar për të bërë 90 minuta të mira”, ka deklaruar Sylvinho ndër të tjera në konferencën për shtyp të mbajtur të premten.
Anglia i ka fituar të pesë ndeshjet në grup dhe udhëheqë me 15 pikë.
Shqipëria e dyta ka tetë pikë nga pesë ndeshje, ndërsa Serbia e treta ka shtatë pikë në katër ndeshje.
Ekipi që e fiton këtë ballafaqim bën hap të madh drejt vendit të dytë në grup.
Shqipëria më 14 tetor luan edhe në miqësoren me Jordaninë në Tiranë.