Skënderbeu i Korçës barazoi 1:1 me Aston Villan në raundin e dytë të UEFA Youth Cup.
Golin për skuadrën korçare e shënoi talenti mitrovicas, Ensar Beqiri (18).
Ai realizoi në minutën e 41-të për 1:1. Barazimi vlerësohet rezultat shumë i mirë për ekipin U19 të Skënderbeut të Korçës.
Beqiri javë më parë iu bashkua Skënderbeut nga Trepça ’89. Lëvizje të njëjtë bëri edhe Elvidon Islami, që të martën u aktivizua si zëvendësues.
Kështu shkollat e futbollit e Trepçës ’89 vazhdon të tregohet shumë e suksesshme. Prej saj vazhdimisht dalin lojtarë cilësorë.
Ndeshja e kthimit e Skënderbeut me Aston Villan zhvillohet 5 nëntor. Në Ligën e UEFA-s për të Rinj paraqitet edhe 2 Korriku i Prishtinës.
Kjo skuadër të mërkurën luan me Hibernianin në Skoci.
