Futboll

Tjetër ndeshje pa gol për Dakun në Rusi

Mirlind Daku

Sulmuesi Mirlind Daku e ka mbyllur edhe një tjetër ndeshje pa shënuar gol për skuadrën e Rubin Kazanit.

Daku e mbylli ndeshjen e dhjetë, përfshirë dy me fanellën e Shqipërisë, pa shënuar gol.

Golin e fundit, Daku e realizoi më 20 shtator ndaj Akron Togliattit.

Rubin Kazani të shtunën barazoi pa gola me skuadrën Pari NN, në kuadër të javës së 15-të të elitës së futbollit rus. 27-vjeçari Daku e kompletoi ndeshjen.

Ndërsa bashkëlojtarët e tij, Dardan Shabanhaxhaj, luajti deri në minutën e 82-të, kurse Veldin Hoxha u paraqit deri në minutën e 68-të.

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Daku, në 19 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë një asistim.

Rubin Kazani ka 20 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë.