Zëdhënësja e kampiones në fuqi të Kosovës në futboll, Drita, Elife Sherifi, ka vdekur të mërkurën.
Lajmin për vdekjen në moshë të re të Elife Sherifit, e ka bërë të ditur klubi i futbollit Drita.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të re të bashkëpunëtores sonë, Elife Sherifi. Elifja ishte një profesioniste e shquar në fushën e gazetarisë dhe një adhuruese e flaktë e klubit tonë, shumë kohë përpara se të merrte detyrën e zëdhënëses së klubit, pozitë të cilën e mbajti me përkushtim për më shumë se gjashtë vite. Puna, përkushtimi dhe dashuria e saj për klubin do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve tona. Klubi ynë FC Drita shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Sherifi, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën, për humbjen e madhe të vajzës së tyre. Në këto momente të vështira, qëndrojmë pranë familjes dhe ndajmë dhimbjen me ta. Prehu në paqë Elif”, shkruan në njoftimin e Dritës.