Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Turqia fiton miqësoren e parë pas triumfit ndaj Kosovës

Turqia

Fitore shumë të thellë ka shënuar të hënën mbrëma përfaqësuesja e Turqisë në futboll.
Turqia e mposhti Maqedoninë e Veriut me rezultat, 4:0.

Ndeshja e luajtur në Stamboll ishte përgatitore për Turqinë para Botërorit që nis më 11 qershor.
Orkun Kokçu, Çan Uzun, Denis Gul dhe Barish Alper Yilmaz shënuan golat e fitores për Turqinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Maqedoninë e Veriut luajtën shqiptarët, Imran Fetai, Ezgjan Alioski, Sefer Emini dhe Visar Musliu.
Turqia e siguroi Botërorin pas fitores ndaj Kosovës në finale të plejofit. Kosovën e mposhti 1:0 në Prishtinë.

Në Botëror, Turqia do të paraqitet në Grupin D së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Paraguain dhe Australinë.

Para Botërorit që nis më 11 qershor, Turqia e zhvillon miqësoren e fundit kundër Venezuelës të shtunën.