Klubi zviceran i futbollit, Zurich, ka lëshuar të hënën paradite një komunikatë përmes të cilës ka njoftuar se një i afërm i mesfushorit Valon Berisha ka vdekuur në një aksident në Austri.
Berisha është transferuar ditë më parë te Zurichu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Zurichu është thellësisht i trishtuar nga një aksident tragjik në Austri, në të cilin humbi jetën një i afërm i lojtarit tonë, Valon Berisha. Valon Berisha nuk ishte i përfshirë vet në aksident, por e pa atë. Në këtë situatë jashtëzakonisht të vështirë, ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen e tij dhe të gjithë të dashurit e tij”, ka shkruar Zurichu.
Mediumi austriak: Valon Berisha e pa nga afër aksidentin ku mbeti i vdekur kushëriri i tij
Mediumi austriak “Krone” ka shkruar për aksidentin fatal të cilin nga afër e pa reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha.
Sipas këtij mediumi, një furgon që po drejtohej nga një 38-vjeçar me shtetësi të Zvicrës, doli nga rruga pranë Laakirchen në Austri dhe mori lëndime vdekjeprurëse.
Aksidenti fatal ndodhi në 8:10 të mëngjesit, ndërsa furgoni u përplas me një barrierë druri.
Valon Berisha ishte në një veturë tjetër para furgonit dhe e pa aksidentin në pasqyrë, shkruan mediumi austriak.
“Ai u ndal menjëherë dhe vrapoi drejt vendngjarjes, duke dhënë ndihmën e parë së bashku me dëshmitarë të tjerë dhe duke thirrur shërbimet e urgjencës. Pas afërsisht 30 minutash përpjekje për ringjallje, ngasësi i furgonit u shpall i vdekur”, shkruan “Krone”.
Rreth dy javë më parë Valon Berisha u transferua nga LASK-u austriak për te Zurichu i Zvicrës. Zurichu kishte ndeshje të shtunën dhe sipas mediumit austriak, pas ndeshjes dy kushërirët janë nisur për në Linz për të marrë gjëra nga një apartament atje.
Zurichu tashmë i ka shprehur ngushëllime Valon Berishës për humbjen e madhe.