Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 08 Apr 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Po mendoni për diçka madhore. Keni vazhdimisht ide të ndryshme teksa po përgatitni për veten diçka të veçantë. Është diçka që keni dëshiruar për shumë kohë.

Demi

20 prill - 20 maj

Nuk do t’ju bëjë përshtypje kur një koleg pranon se ka marrë një detyrë ose kontratë në mënyrë të fshehtë. Kjo mund t’i shkaktojë atij pak argëtim, por jo edhe juve. Jeni mjaft të qartë në parimet tuaja dhe nuk do të bindeni të bini dakord me metodat e kolegut.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Jini të përgatitur për t’u dhënë njerëzve të tjerë kohë për t’i shpjeguar pikëpamjet e tyre dhe për të shprehur mendimet e tyre. Mundësi të reja biznesi do të vijnë përmes kontakteve ekzistuese të biznesit dhe atyre sociale. Dikush me të cilin nuk keni shkuar gjithmonë mirë do t’ju bëjë një ofertë emocionuese.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Përparimi mund të bëhet nëse jeni të gatshëm të bëni disa përpjekje shtesë. Nëse jeni duke kërkuar për një punë tjetër, mund t’ju ndihmojë të praktikoni aftësitë tuaja të intervistës. Përditësimi i CV-së tuaj do t’i rrisë shanset tuaja për sukses. Nëse shpresoni të gjeni një punë në një kompani tjetër, bëni disa kërkime në këtë organizatë.

Luani

23 korrik - 22 gush

Planifikimi i një pushimi do t’ju ngrejë humorin. Ju duhet diçka argëtuese dhe emocionuese. Pasi të keni vendosur se ku dëshironi të shkoni, kontrolloni për ofertat në internet që i përshtaten buxhetit tuaj.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Mbani mendimet tuaja për vete. Një keqkuptim ka bërë që një marrëdhënie shumë e ngushtë të ftohet. Me durim do të bihet dakord për një kompromis mes palëve dhe marrëdhënia do të kthehet në gjendjen e mëparshme.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Një konkurrent do të mburret për marrjen e një çmimi tjetër. Ju nuk jeni të befasuar dhe do ta përgëzoni për arritjen. Nuk do t’i kushtoni shumë rëndësi kualifikimeve dhe titujve. Ju ndiheni më të qetë duke shkuar me ritmin që po e aplikoni dhe pa u ndier shumë konkurrues.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Përgjegjësia e tepërt mund t’ua shpenzojë energjinë. Të shtysh veten fort është mirë, por ke lënë pas dore shëndetin. Shtimi i një sasie të mjaftueshme të ushtrimeve në rutinën tuaj të përditshme dhe ngrënia e ushqimit me vlera ushqyese do të jenë një mënyrë e mirë për t’u larguar nga dëmet.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Për sa u përket juve, zhvillimi i aftësive tuaja krijuese nuk është humbje kohe, siç mund të nënkuptojë dikush. Çdo gjë që stimulon imagjinatën tuaj do të zërë vendin e parë për interesat e punës dhe studimit.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Krijimi i rrethanave të reja do t’ju bëjë mirë juve dhe familjarëve tuaj. Një i afërm i cili herën e fundit nuk ishte sjellë edhe aq mirë me ju është penduar dhe dëshiron t’ju kërkojë falje. Nëse keni kërkuar një vend të ri për të jetuar dhe keni gjetur shtëpinë e ëndrrave tuaja, mos hezitoni të tregoni interesin tuaj.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Tregoni pikat tuaja të forta nëse jeni duke shkuar në një intervistë. Buzëqeshni, dukuni të sigurt dhe vazhdoni t’i kujtoni vetes se çfarë ju duhet për të ecur përpara. Mendimi negativ do të largojë mundësinë që të është ofruar. Inkurajimi i një miku do t’ju ndihmojë të forconi besimin tuaj.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Nëse jeni duke parë financat tuaja, do ta keni synimin se si t’i përmirësoni ato. Kjo mund të nënkuptojë planifikimin dhe bërjen e ndryshimeve të cilat edhe mund të jenë të rrepta.