Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor, 2.4.2024 - 02 Apr 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Nuk qëndroni kurrë në të njëjtin vend. Kjo është arsyeja pse miqtë e kanë të vështirë të takohen me ju. Dikush po provon të të takojë për të biseduar në lidhje me diçka që në fakt për ju do të ketë shumë benefite.

Demi

20 prill - 20 maj

Të bën të ndihesh mirë që dikush për të cilin kujdesesh ka filluar të marrë veten. Ata kanë diçka të veçantë për të festuar dhe ju do të jeni të lumtur për ta. E juve, nuk ju bën aspak të inatosur që gjithmonë duhet të punoni shumë për të pasur sukses.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Ju nuk mund të largoheni nga një i afërm në moshë më të re që ka nevojë për ndihmën tuaj edhe pse keni angazhime tuaja që kërkojnë vëmendje. Ngjarjet në jetën e tij do t’ju përfshijnë më shumë sesa keni parashikuar, por ai ka nevojë për ju. Ju nuk mund ta lini vetëm.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Po bëhen biseda për të kaluarën dhe kjo ju bën të pyesni veten nëse keni bërë zgjedhjet dhe vendimet e duhura. Mos lejoni që të tërhiqeni nga ajo që tashmë ka ndodhur. Keqardhja nuk do të ndryshojë asgjë. Tani duhet të mendoni për të ardhmen.

Luani

23 korrik - 22 gush

Do t’ju duhet shumë kohë për ta bindur një mik a koleg pune që të mos marrë një vendim i cili mund ta rrezikojë. E vendimet që ju duhet të merrni në lidhje me karrierën tuaj ose një situatë shtëpiake do të jenë të rëndësishme dhe nuk doni të nxitoni.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Jeni kaq të zënë me aktivitete të reja sa do të reduktoni kohën tuaj në rrjetet sociale. Ju do të pranoni se keni shpenzuar shumë kohë në platformat e mediave sociale kohët e fundit, kështu që aktivitetet do t’ju bëjnë mirë.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Tensioni në një partneritet do jetë si pasojë e një mesazhi të marrë që nuk do jetë aq serioz sa duket. Merrni frymë thellë përpara se të reagoni dhe zbuloni më shumë. Nëse keni dëgjuar disa thashetheme të këqija për dikë për të cilin kujdeseni, jepini atij sinjale se keni disa dyshime. Besimi është ai që hap rrugën për një marrëdhënie të kujdesshme.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Dikush në vendin e punës do të përpiqet t’ju provokojë. Ndryshimet e kushteve po shkaktojnë një atmosferë armiqësie. Ka mjaft tension rreth jush edhe pa u futur në një debat të madh. Qëllimi juaj do të jetë të inkurajoni njerëzit të punojnë më shumë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Sapo të përfundoni më shumë punë, do të jeni në gjendje të shijoni një mjedis më relaksues. Do të jeni duke e bërë atë që keni dashur prej kohësh. E rezultatet nga puna e kryer do t’ju bëjnë krenarë me veten.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Një shans për t’u zhvendosur është krijuar për ju ose për dikë në familje. Një vendim i shpejtë do të jetë i nevojshëm. Bisedimet mes familjes do të jenë produktive. Gjetja e një vendbanimi të ri është diçka që ju ose një person i dashur e keni ëndërruar prej shumë kohësh.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Një shans për të përmirësuar situatën tuaj dhe për të ndryshuar stilin e jetesës do të sjellë përfitime të jashtëzakonshme. Një fqinj do t’ju ofrojë një zgjidhje të duhur kur të përballeni me një dilemë. Siç do t’ju thotë ai: për këtë janë miqtë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Emocionet tuaja janë të luhatshme dhe po ndjeni sikur ka shumë tension mes jush dhe partnerit. Kjo do të ndikojë në performancën tuaj të përgjithshme. Merrini gjërat më shtruar.