Horoskopi ditor - 28 Feb 2024
Dashi
21 mars - 19 prillNëse nuk mund ta kuptoni pse dikush po të bën një ofertë interesante, ndaloni së analizuari shumë motivet e tij. Ndonjëherë marrja e një rreziku të vogël shpërblehet. Pranojeni ofertën si një gjest i mirë nga ana e atij personi.
Demi
20 prill - 20 majMund të ndiheni të dërrmuar kur keni kaq shumë punë për të bërë dhe nuk duket se ka kohë të mjaftueshme për t'i arritur të gjitha. Cilën punë do ta zgjidhni të parën? Qetësohuni dhe vendosni prioritetet së pari.
Binjakët
21 maj - 20 qershorProgresi në karrierë duket sikur ka ngecur pak. Mundohuni t’i nisni prapë gjërat nga e para. Të pranosh ndihmë nga dikush nuk është ide e keqe. Do të paguheni për një punë që keni bërë së fundmi.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikJu duhet t’i vendosni një qëllim vetes në mënyrë që të ndiheni më të motivuar në jetë. Sapo ta mendosh se çfarë dëshiron të bësh, filloni punën për ta realizuar qëllimin.
Luani
23 korrik - 22 gushNuk ka asgjë që ju bën të ndiheni më mirë sesa të jeni në shoqërinë e një personi të veçantë për ju. Mbase do të kesh shumë ftesa të dalësh me shoqëri, por kjo nuk ju bën përshtypje për momentin.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorDëshira për të qenë të përkryer po ju dërrmon. Vazhdoni të shihni të meta në disa punë që janë më se në rregull. T’i mbani standardet kaq lart nuk do t’ju sjellë të mira. Duhet ta ndryshoni këndvështrim.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorËshtë koha e duhur për t’ia bërë me dije shefit tuaj se jeni të gatshëm për të marrë më shumë përgjegjësi. Mos bëni një lëvizje të drejtpërdrejtë. A jeni beqar/e? Një takim romantik po ju pret këtë mbrëmje.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorNjë partner është i interesuar për atë që po ndodh në jetën tuaj. Ai dëshiron të ndihmojë në fushat që po ju shkaktojnë zhgënjim. Ai vërtet është i shqetësuar për shëndetin tuaj. Mbani mend: një problem i përbashkët është një problem i përgjysmuar.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorKeni një punë për të bërë që deri më tani është dashur të përfundojë. Deri tash e keni injoruar aq sa keni mundur. Sa më herët që të ndërmerrni masa për ta përfunduar aq më mirë për ju.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarPuna juaj në një projekt të vështirë, pa u ankuar, do të bëjë që të respektoheni nga të gjithë miqtë dhe kolegët. Kjo madje do të bëjë që ata të kërkojnë që ju të jeni udhëheqës për një projekt grupor.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtKujdes nga tregtarët mashtrues nëse jeni duke blerë një pajisje shtëpiake ose automjet të ri. Nëse jeni duke shitur një artikull dhe dikush insiston t'ju paguajë me para në dorë, hidhini një sy nga afër çdo kartëmonedhe.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsNëse merrni një vendim në bazë të një imagjinate mund të zhgënjeheni. Mendimi kreativ do të shpërblehet, por vetëm nëse jeni në gjendje të bëni një vlerësim real të rreziqeve të mundshme. Marrja e angazhimeve të reja do të sjellë të ardhura shtesë.