Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 20 Feb 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Nuk ka rregulla që thonë se nuk mund të pranoni më shumë se dy oferta ose mundësi. Ka një përhapje të opsioneve përpara. Ndjekja e një kursi do të jetë shansi që keni kërkuar për ta kthyer një talent të papërpunuar në një aftësi praktike.

Demi

20 prill - 20 maj

Dikush po e bën punën shkel e shko. Kjo është arsyeja pse vazhdimisht diçka në punë po shkon keq. Tash që e keni parasysh ku qëndron problemi, do t’ju duhet të bëni pak më shumë punë që gjërat të kthehen në normalitet.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Keni të drejtë të kërkoni përgjigje për një incident që ju përfshin edhe juve e që ka shkaktuar ngecje në punë. Ka pasur pak progres mirëpo nuk është i mjaftueshëm. Megjithatë, ju po ndiqni drejtimin e duhur.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Fakti se mund të merreni me disa punë njëkohësisht është për t’u vlerësuar. Do t’i përfundoni gjërat në kohë. Ju mund të pranoni të merrni disa angazhime të tjera, por nuk do ta vendosni veten nën asnjë presion.

Luani

23 korrik - 22 gush

Dalja në kopsht do t’ju bëjë mirë. Përveç përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies suaj, qëndrimi jashtë me të tjerët që ndajnë dashurinë për natyrën do t’ju pëlqejë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Diskutoni mendimet tuaja vetëm me njerëz të cilëve mund t’u besoni. Ju nuk dëshironi që fjalët tuaja të fillojnë një thashetheme që nuk keni menduar kurrë ta filloni.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Mos vuani në heshtje nëse kërkesat që ju bëhen tani janë shumë të rënda. Nëse ju duhet më shumë kohë për të përfunduar një projekt, kërkojeni atë. Ju pëlqen të ndjeni se po i bëni të tjerët të lumtur duke i ndihmuar ata, por lumturia juaj është gjithashtu e rëndësishme.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Një projekt për të cilin po punoni do të ngecë. Është zhgënjyese kur njerëzit që supozohej të ndihmonin nuk gjenden askund. Askush nuk duhet të presë që ju të kryeni një punë të vështirë vetëm. Bashkëpunimi dhe ndihma mund të merren duke treguar pak durim.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Ju pëlqen t’i motivoni njerëzit që sfidat i shohin gjithmonë si diçka e vështirë. Do të kënaqeni duke punuar si ekip dhe duke inkurajuar të tjerët për të gjetur zgjidhje për problemet.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Nëse po mësoni aftësi të reja, në vend që të shpresoni se do t’i kuptoni gjërat më vonë, flisni në kohë dhe bëni pyetje. Gjithçka mund të duket shumë e komplikuar në fillim, por vazhdoni me punë dhe me pak udhëzime nga një ekspert, do të ecni përpara.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Shmangni diskutimin e parave nëse mendoni se ju ose dikush tjetër do të zbuloni më shumë se sa duhet për situatën e tyre. Drejtojini bisedat në tema më të sigurta si ushqimi i preferuar, interesat sportive, filmat etj.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Një dëshirë personale është gati të plotësohet. Është vetëm çështje kohe para se të arrini një qëllim të veçantë. Keni diçka për të festuar dhe kjo do të krijojë një atmosferë të ngjashme me festën këtë mbrëmje. Një ofertë e papritur do të ndikojë pozitivisht në situatën tuaj financiare.