Horoskopi ditor - 03 Mar 2024
Dashi
21 mars - 19 prillSikurse zakonisht keni pasur plane të mëdha për këtë periudhë të vitit dhe ndonëse jeta nuk është edhe aq interesante sa kishit shpresuar, do të kënaqeni duke qenë sa më privat. Pushoni pak nëse jeni duke punuar. Tregohuni pak të arsyeshëm se sa mund të prisni nga vetja dhe nga të tjerët në një ditë të vetme.
Demi
20 prill - 20 majFleksibiliteti është çelësi për t’u marrë vesh me familjen dhe miqtë tuaj. Nuk do të jetë e lehtë që t’i lumturoni të gjithë, sidomos kur për shkak të masave nuk mund të lëvizni lirshëm. Mos lejoni as edhe për një moment që të jeni kokëfortë. Vazhdoni dhe flisni dhe do të arrini një kompromis.
Binjakët
21 maj - 20 qershorMendoni pozitivisht. Do të donit shumë që të ishte më e lehtë të bënit plane udhëtimi, të planifikoni ndeja apo të kënaqeni së bashku me miqtë. Keni qenë duke i krahasuar gjërat që po kaloni tani me ato të vitit të kaluar, gjersa duhet të jeni duke i shikuar gjërat nga ana pozitive.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikJeni shumë afër çfarëdo gare nëse jeni duke punuar shumë për ta arritur një synim të rëndësishëm. Miqtë e kolegët tuaj e admirojnë dhe e vlerësojnë përqendrimin tuaj. Mos u befasoni kur njerëzit vijnë te ju për të kërkuar këshilla dhe udhëzime. Ata janë të interesuar vërtet në gjërat që ju thoni.
Luani
23 korrik - 22 gushKeni kaluar nëpër shumë vështirësi dhe i keni tejkaluar shumë sfida. Dhe për këtë arsye, çfarëdo që ju del përpara gjatë ditëve në vijim do ta prisni me pozitivitet. Do të kënaqeni shumë kur të dilni për të bërë pazar. Zbukurimi i shtëpisë me ngjyra festive dhe me dekorime do t’ju lumturojë.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorE keni imagjinatën shumë të zhvilluar dhe kombinimi i ideve tuaja me të familjarëve tuaj mund ta ndezë atmosferën festive në shtëpi. Do të kënaqeni shumë përderisa merreni me zbukurimin e shtëpisë dhe e vetmja gjë që duhet të ndaloni pak është të shpenzoni më shumë sesa jua mbërrin buxheti.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorDashuria do t’ju sjellë momente lumturie. Shfaqeni se sa shumë i doni. Fjalët nuk kanë kurrfarë vlere, përderisa veprimet tuaja nuk i mbështesin ato që thoni. Është koha e duhur për të ikur diku larg për pak kohë. Qëllimi juaj është të kënaqeni dhe të mos mendoni shumë për çështjet serioze.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorFshihni pluhurat nëpër shtëpi. Hiqeni qafe çfarëdo që po ndikon të mos ndiheni mirë dhe nuk po ju duhet. Kur e shihni jetën nga një pikëpamje e baraspeshuar jua bën më të lehtë që t’i shihni gjërat më qartë dhe të tregoheni më të sinqertë. Do të ndiheni shumë më mirë kur e hiqni nga shpina peshën që po ju mundon.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorDoni që ta ndërroni vendin e punës, por mundësitë janë të pakta dhe të largëta. Po ju vërtitet diçka nëpër kokë që ju shqetëson për synimet kryesore që i keni. Përderisa prisni që t’ju vijë vetë sfida e radhës, është më mirë që të merreni me gjërat që duhet t’i bëni dhe ta pranoni se do të hapen dyer të reja, ndonëse tani jo.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarDiçka që ka ndodhur në të kaluarën po ju shtyn në dyshime. Prirja juaj për të kërkuar për kuptime të fshehta prapa fjalëve dhe veprimeve të njerëzve po shkakton tensionim në raportet tuaja me të tjerët. Pranojeni që miqtë dhe familjarët tuaj janë të sinqertë për gjërat që jua thonë.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtQasja juaj e vendosur do t’ju ndihmojë të arrini sukses në çfarëdo pune që merrni përsipër. Jeni person që e jepeni me mish e shpirt dhe të shkëlqeni në përpjekjet që bëni. Motivimi i tillë vlerësohet nga kolegët, por bëni mirë ta lini veten për t’u çlodhur pak.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsPo shikoni para dhe po mendoni se si ta krijoni një stil jete më të qëndrueshëm dhe më të organizuar. Është thelbësore që të kaloni kohë vetëm, larg nga të gjithë që janë munduar të ndikojnë te ju. Ky është vendim që duhet ta merrni vetë. Është shumë e rëndësishme që të keni miq që nuk ju hutojnë me sugjerimet e tyre.