Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 06 Mar 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Qëllimi juaj është të bëni një analizë të saktë të fakteve dhe shifrave. Më shumë informacion do të bëhet i qasshëm dhe kjo e bën të pamundur, ndonjëherë, të vendosni se çfarë është e saktë dhe çfarë është hedhur për t’ju mashtruar qëllimisht. Nëse konfuzioni bëhet i tepërt, do të ishte më mirë të bëni një tërheqje strategjike.

Demi

20 prill - 20 maj

Njerëz të rinj po hyjnë në botën tuaj. Edhe nëse prireni të jeni të përkushtuar ndaj rutinës, dëshironi diçka shumë të ndryshme nga jeta për momentin. Një mik kreativ do t’ju japë disa ide interesante.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Nuk është një ide e mirë të presësh që të jesh në gjendje t’i përmbahesh një rutine ose orari të caktuar. Ndryshimet janë të mundshme. Jepini vetes leje për t’iu përgjigjur situatave të ndryshme kur ato zhvillohen. Do të jetë një qasje spontane që në mënyrë të çuditshme do të shtojë stabilitet në ditën tuaj dhe do ta rrisë produktivitetin tuaj.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Normalisht mund të mbështeteni në instinktet tuaja. Në dëshirën tuaj për ta gëzuar dikë, do të besoni se e dini se çfarë do ai person nga ju. Mund t’ju befasojë kur zbuloni se keni dalë në përfundimin e gabuar. Do të ishte e arsyeshme të kontrolloni njëherë supozimet tuaja.

Luani

23 korrik - 22 gush

Çështjet ligjore duhet të trajtohen. Mos u nxitoni për të parë rezultate pasi ka gjasa të ketë një vonesë. Jini të durueshëm nëse jeni në procesin e blerjes ose shitjes së pronës. Nëse ka një mosmarrëveshje, kërkoni ndihmë profesionale. Do të duhet kohë përpara se të arrihet një marrëveshje.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Nëse ju dhe një partner nuk jeni takuar shumë kohët e fundit, planifikoni një “arratisje” argëtuese së bashku. Duke ia kujtuar vetes se sa shumë ju pëlqen shoqëria e njëri-tjetrit, do të hapë rrugën për një marrëdhënie më të lumtur dhe më të shëndetshme.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Një gabim apo keqkuptim është presion mbi një marrëdhënie të ngushtë. Kjo do ta rrisë ankthin tuaj. Ju mendoni se një partner nuk po ju dëgjon vërtet. Edhe ai ndihet njëjtë për ju. Nëse e inkurajon të flasë, do të sqaroheni.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Ju jeni një person i sjellshëm dhe i vëmendshëm. Një i afërm do të përfitojë duke u përpjekur të kryejë shantazh emocional. Ngadalësoni reagimin tuaj ndaj lajmeve emocionale. Edhe pse mund të keni një reagim të menjëhershëm jepini vetes pak kohë të mendoheni.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Një çështje e vjetër në lidhje me familjen tuaj do të rishfaqet. Një i afërm, pamenduar, do të thotë disa gjëra të dëmshme. Nëse kjo do të kishte ndodhur një ditë tjetër, këto fjalë do të ishin të padëmshme, por sot kjo bisedë do të shkaktojë plagë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Ju po përpiqeni të zgjidhni problem pas problemi. Asgjë nuk duket e lehtë dhe është koha për të menduar një ndryshim taktikash. Ndërsa zakonisht jeni ju ai që po ndihmon të tjerët, është radha juaj të mbështeteni te dikush tjetër, për një ndryshim.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Kaq shumë ftesa po ju vijnë për festa, ngjarje dhe raste të tjera sociale. Ju mund ta bëni veten konfuz nëse do t’i përgjigjeni secilës prej tyre. Meqenëse nuk mund t’i ndiqni të gjitha, merrni pak kohë për të vendosur se cila është më e rëndësishmja për ju.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Dikush që e respektoni dhe i besoni do të jetë kundër ideve tuaja. Kjo ju bën të prirë të keni edhe tërheqje emocionale. Ju keni qenë të kënaqur me këtë marrëdhënie, por frika e refuzimit mund t'ju bëjë t’i merrni gjërat gabimisht. Vetëm për shkak se personi në fjalë nuk është dakord me ju, kjo nuk do të thotë se ata janë duke të gjykuar.