Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 07 Mar 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Ju jeni duke inkurajuar një partner ose mik të ngushtë që t’i shprehë ndjenjat e veta. Kjo do ta komplikojë një situatë. Edhe nëse s’do ta kishit bërë këtë bisedë, prapëseprapë do të ishte e vështirë ta mbash këtë marrëdhënie të balancuar.

Demi

20 prill - 20 maj

Ka shumë gjëra të reja që do të dëshironit t’i bëni. E vetmja gjë që po ju ndalon është çështja financiare. Nuk duhet që këto dëshira t’ju shpërqendrojnë nga angazhimet e përditshme që i keni.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Jeni gati për t’i bërë disa ndryshime të mëdha në jetën tuaj. Keni nevojë për reflektim në interesat e reja, qëllimet e reja dhe në ambiciet afatgjata. Të afërmit nuk e kuptojnë pse jeni i fokusuar në aktivitetet jashtë, kur keni kaq shumë punë për të bërë në shtëpi.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Jeni të zhgënjyer që përpjekjet tuaja për ta kënaqur dikë nuk kanë pasur sukses. Personi në fjalë ende nuk është i lumtur. Mos u shqetësoni se si t’i përmbushni kërkesat e tyre. Ju keni bërë aq sa mundeni.

Luani

23 korrik - 22 gush

Jeni të vendosur të zbuloni më shumë informacion për një ngjarje të kaluar. Keni shpenzuar mjaft kohë duke kërkuar nëpër kujtimet tuaja. Dëshira për të zbuluar të vërtetën mund të kthehet në një obsesion dhe mund të mos e dini kurrë historinë e plotë. Kthejini mendimet tuaja në të tashmen. Ndaloni përpjekjet për të rishkruar të kaluarën tuaj.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Nëse po parashikoni një ngarkesë pune më të madhe se zakonisht, nuk do të habiteni me qëndrimin tuaj në këmbë gjatë gjithë ditës. Mos u tundoni për të marrë një qasje të pakujdesshme ndaj përgjegjësive rutinë. Puna shkel e shko mund të çojë në një gabim serioz.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Një partner ose mik është gati për të ecur përpara. Ai po bën plane afatgjate për të ardhmen. Ju pëlqen t’i ndihmoni miqtë kur janë në gjendje të tillë. Megjithëse ka diçka nga e kaluara që po jua krijon një boshllëk, ju nuk doni që të viheni re.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Ju keni disa gjëra që duhet t’i bëni. Qëllimi juaj, me fillimin e ditës do të jetë t’i largoni këto nga rruga. Ju do ta lejoni veten të tërhiqeni nga synimet, por kur të shfaqet një mundësi interesante dhe emocionuese, ju mund ta falni veten që nuk i qëndroni besnik qëllimit tuaj fillestar.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Vërejtjet e dikujt do të shkaktojnë një thyerje të madhe emocionale pasi ju kujtohen ngjarjet në të kaluarën. Një mënyrë për ta rifituar qetësinë tuaj do të jetë të bëni dallimin midis një kujtimi dhe asaj që po ndodh këtu dhe tani. Ju nuk jeni në të njëjtën situatë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Njiheni si person që e kryeni punën mirë dhe shpejt. Njerëzit e dinë se nëse ju bëni një premtim, e mbani atë. Kjo është arsyeja pse po ju ngarkojnë me më shumë detyra. Mos pranoni shumë përgjegjësi. Lini pak kohë të lirë për veten.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Ruajtja e humorit do t’ju ndihmojë të përballeni me ndryshimin e rrethanave. Ju dëshironi ta shfrytëzoni çdo mundësi që ju del, por kjo është e pamundur. Në vend të kësaj, mendoni se çfarë jeni realisht në gjendje të bëni.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Ju po i hidhni poshtë shqetësimet tuaja dhe po fshiheni nga bota. Një mosmarrëveshje me dikë për të cilin kujdeseni, ju shqetëson. Jeni duke shmangur situatat që ju bashkojnë dhe nuk doni të flisni për ndjenjat tuaja. Megjithatë, të flasësh hapur do t'i japë personit tjetër një shans për t’u përgjigjur.