Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 13 Mar 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Një thashetheme që do ta dëgjoni së fundmi do t’ju nervozojë. Mos reagoni menjëherë. Nuk ka asnjë mënyrë që ju ta besoni atë që dëgjuat, mirëpo dikush tjetër mund të ndikohet. Disa telefonata mund t’ju japin fund spekulimeve.

Demi

20 prill - 20 maj

Dikush do ta pranojë se ka pasur probleme me disa nga përgjegjësitë e tij. Do t’ju kërkohet të merrni përsipër punë që nuk i keni bërë kurrë më parë. Personi në fjalë ka nevojë për ndihmën tuaj. Ju gjithmonë mund të thoni jo ose mund ta përdorni mençurinë dhe fleksibilitetin tuaj për t’u marrë me situatën.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Dashuria dhe ngrohtësia e ndier në marrëdhëniet tuaja të ngushta do të jenë të pakushtëzuara. Ka nivele të forta mirëkuptimi mes jush dhe një të afërmi. Edhe në shoqëri, njerëzit janë kureshtarë për t’i dëgjuar idetë tuaja. Më vonë do të zbuloni arsyen për këtë. Jo se do t’ju shqetësojë kur dikush të kërkon një nder.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Do të jetë në interesin tuaj më të mirë të mendoni dy herë përpara se të ofroni një mendim ose t’i jepni dikujt këshilla. Nuk është se nuk do ta dini se për çfarë po flisni. Arsyeja është se kur shihni se sa pak respekt tregojnë disa njerëz ndaj jush, nuk do të dëshironi të humbni frymën ose energjinë tuaj për ta.

Luani

23 korrik - 22 gush

Një rishikim i shpejt i gjendjes së një projekti të përbashkët do t’ju hutojë pak. Detyrat që njerëzit e tjerë kishin rënë dakord të bënin janë ende të paplota. Ju nuk mund të vazhdoni me punë të tjera shkaku i tyre. Po filloni të pyesni veten pse u angazhuat në këtë detyrë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Nëse mendoni se talentet tuaja nuk po përdoren plotësisht dhe siç duhet, filloni të kërkoni mënyra për ta korrigjuar këtë situatë. Synoni lart dhe mos lejoni askënd t’ju pengojë. Punët që nuk ju kanë shkuar mirë kohëve të fundit do të fillojnë të tregojnë shenja të qarta përmirësimi.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Do të zbuloni aksidentalisht diçka për dikë me të cilin punoni, të cilin nuk e keni pëlqyer apo besuar kurrë. Kjo konfirmon përshtypjen që keni për të. Heshtni për atë që keni mësuar pasi kjo do t’ju japë një avantazh të fshehur në të ardhmen.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

A po i lejoni emocionet të sundojnë mendimet tuaja? Jeni duke menduar shumë për bisedat e fundit, duke pyetur veten nëse ka një kuptim të dyfishtë pas fjalëve të dikujt. Ju mund ta ndjeni heshtjen kur hyni në një dhomë, sepse njerëzit po flisnin për ju.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Mbani mendimet tuaja për veten tuaj nëse ndiheni të zhgënjyer nga sjellja e çuditshme e një shoku, kolegu apo fqinji. Të jeni të sigurt, kjo nuk do të zgjasë shumë. Qëndroni prapa dhe vëzhgoni se çfarë po ndodh në vend që të ndërmerrni veprime të drejtpërdrejta. Prisni gjithashtu derisa t’i keni të gjitha faktet përpara se të merrni vendime të prera.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Keni ndier se një mik i cili ka qenë i qetë kohët e fundit ka pasur diçka në mendjen e tij. Ju nuk keni bërë presion për shpjegime dhe ky ishte një hap i mirë pasi ai është gati të vijë te ju me vetëdëshirë. Ai ka nevojë për mbështetjen tuaj.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Një sipërmarrje e re në fillim do të duket si një hap i sigurt. Do të jeni të shpejt për ta treguar interesin tuaj. Ju gjithashtu e kuptoni se duhet bërë shumë punë përpara se të arrini pozitën që e dëshironi në atë sipërmarrje.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Çështjet financiare prijnë në listën tuaj të prioriteteve. Qëndroni të përditësuar me gjithçka që po ndodh. Trajtimi juaj i përgjegjësive financiare është i shkëlqyeshëm, por jini të kujdesshëm për t’i ofruar një shoku këshilla për financat e tyre.