Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 17 Mar 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Do t’ju duket sikur keni nevojë për magji për t’i realizuar disa plane që i keni. Do ta keni paksa të pamundur për t’i arritur qëllimet që keni pasur për shkak të mungesës së financave dhe burimeve dhe një refuzimi nga njerëzit që kanë pasur për ta mbështetur këtë projekt.

Demi

20 prill - 20 maj

Planet që kishit shpresuar t’i nisni do të vonohen. Ju dhe partneri nuk po mund të pajtoheni për mënyrën se si t’i qaseni kësaj pune. Secili do të japë argumente se si duhet t’i menaxhoni financat. Qëndroni të qetë dhe sapo të qetësohet pak situata, do ta kuptojnë se keni pasur të drejtë.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Analizojeni një mundësi që do t’jua mundësojë ta përdorni një aftësi të vecantë që keni. Mos humbni kohë në synime të parëndësishme që nuk ju ofrojnë shumë në fund. Punoni për prioritetet tuaja. Mos merrni vendime me nxitim sepse mund të pendoheni më vonë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Nuk është se jeni munduar të tërhiqni vëmendje, por keni punuar shumë se duket se mundi juaj nuk është vërejtur fare. Nuk do t’ju dëmtojë asgjë nëse do t’i shfaqni disa shenja për t’u treguar të tjerëve se sa shumë keni bërë për ta.

Luani

23 korrik - 22 gush

Edhe pse po ndiheni me fat, duhet të keni kujdes. Gjërat do t’ju shkojnë sipas dëshirës suaj, por jini pak të kujdesshëm derisa planet tuaja të realizohen plotësisht. Mos u varni shumë në premtimet që jua jep një mik.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Diskutimet në shtëpi dhe në vendin e punës do t’i kenë për temë disa probleme të pazgjidhura. Kështu që më në fund do të merrni frymë lirshëm. Njerëzit përreth do të kenë më shumë vullnet për ta bërë punën më të madhe dhe do t’jua heqin barrën nga supet.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Një plan po fillon të realizohet. Njerëzit po i vërejnë rezultatet dhe jeni shumë të emocionuar për të ardhmen. Puna e madhe që keni bërë mund t’ju shpërblehet me ngritje të pozitës dhe me rritje page.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Janë duke ndodhur shumë gjëra dhe do të jeni shumë të zënë gjatë kësaj kohe, por edhe mjaft produktiv. Një person është duke bërë plane që do t’ju çojnë në vende ku do të takoni njerëz me ndikim. Disa zhvillime interesante në lidhje do t’ju japin shumë për të menduar.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Një mik apo koleg do ta pranojë se janë zhytur në rrëmujë. E kishit ditur se kanë marrë shumë punë për të bërë, më shumë sesa mund të përballojnë, por nuk ju kanë dëgjuar. Tani jeni duke menduar se a ia vlen t’i lini punët tuaja për t’u ndihmuar.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Mënyrë e mirë për të përparuar është që të bashkëpunoni me miq me të cilët keni mendime të ngjashme. Disa njerëz në një punë mund të arrijnë sukses më të madh sesa kur është vetëm një njeri. Energjia pozitive dhe entuziazmi do t’i frymëzojnë të gjithë.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Po ju ndryshon përditshmëria. Njerëzit në pozita më të larta do ta vlerësojnë vullnetin që keni për t’u ndihmuar të tjerëve që të përshtaten me punën. Të gjithë po e shohin se si po funksionon realizimi i një plani dhe janë të lumtur me rezultatet. Po e shihni se jeni duke përparuar.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Do t’ia dilni me ndihmën e miqve. Kur përpjekjet e vetëm një njeriu nuk kryejnë punë, bashkimi i fuqive mund të sjellë rezultate të shkëlqyeshme. Një ftesë për drekë do t’ju gëzojë shumë, pasi ka kohë që nuk jeni takuar me këtë person.