Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 12 Mar 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Dikush që është në gjendje t’ju ndihmojë ose t’ju këshillojë se si të filloni një projekt duket se nuk dëshiron të angazhohet. Por, në fund do të tregojë interesim. Deri atëherë tregoni durim dhe përqendrohuni në çështje të tjera. Pritja do t’ia vlejë.

Demi

20 prill - 20 maj

Diskutoni shpresat, idetë, ëndrrat dhe zhgënjimet tuaja dhe do të merrni vesh se keni një dashamirës. Mos u shqetësoni për atë që mendojnë të tjerët. Largimi nga njerëzit ndoshta mund të jetë i dëmshëm për marrëdhëniet tuaja në të ardhmen.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Treshja origjinale që themeloi një ekip special do të largohet. Pavarësisht nga arsyet e largimit të tyre do të ketë trishtim. Disa persona edhe mund të kthehen, por arkitektura e kësaj sipërmarrjeje po ndryshon. Rregulla të reja po vendosen.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Mund të mos jeni në humor për t’u marrë me disa çështje, por nuk keni zgjidhje tjetër. Edhe nëse dikush ofron t’ju bëjë një nder, në biznes dhe në financa, mos e pranoni, do të ishte më mirë ta bënit punën vetë. Nëse personi në fjalë shpërqendrohet ose e lë shumë vonë angazhimin, ju mund t’i vuani pasojat.

Luani

23 korrik - 22 gush

Diçka do t’ju shtyjë të ktheheni në një vendim të marrë në lidhje me disa plane që i keni caktuar për të ardhmen. Përpara se t’u jepni të tjerëve informacion, mendoni për këtë. Mbase gjykimi juaj nuk është aq i shëndoshë si zakonisht dhe ju po lejoni dyshimet dhe frikën të ndërhyjnë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Kur jeni me njerëzit që ju qëndrojnë afër, detyrojeni veten të jeni të hapur me ta. Edhe nëse fshehurazi mendoni se preferoni t’i mbani mendimet tuaja për vete, injorojeni këtë dëshirë. Do të ndihmojë në krijimin e lidhjeve nëse flisni për mendimet dhe ndjenjat tuaja.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Reagimet pozitive për idetë tuaja do t’ju mbajnë të humor të mirë. Vetëbesimi juaj i frymëzon të tjerët rreth jush, ndërsa njerëzit kanë filluar t’i kuptojnë talentet dhe aftësitë tuaja. Të ardhurat tuaja mujore janë në rritje.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Një koleg më i vjetër duket se mendon se di më mirë se ju. Ju mund të mos jeni dakord. Megjithatë, ju nuk dëshironi të filloni një debat dhe mënyra më e mirë për të fituar kundrejt tij është që t’i përdorni metodat për të cilat ai nuk është i aftë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Kur jeni të qetë dhe në humor të mirë, do të keni shumë mundësi të shkëmbeni lajme, perspektiva dhe ide kreative së bashku me miqtë. Disa obligime duhet të kryhen sot. Zvarritja e tepërt mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Një çështje e përbashkët financiare ju ka mbajtur zgjuar natën. Sapo të keni mundësinë të flisni për shqetësimet e fundit me partnerin tuaj, ankthi juaj do të lehtësohet. Një komunikim i marrë rreth mesditës do të bëjë një ndryshim të papritur.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Është një kohë e shkëlqyer për ta lënë imagjinatën tuaj t’ju udhëheqë. Aftësia juaj për të hyrë ose edhe për të dalë nga pothuajse çdo situatë është e jashtëzakonshme. Ju jeni në gjendje t’i shfaqni aftësitë tuaja me sharm dhe humor.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Mos i mbani për vete të gjitha idetë tuaja të mrekullueshme. Ju keni disa mendime kreative për t’i ndarë dhe njerëzit duan t’ju dëgjojnë. Projektet e reja janë gati të fillojnë dhe ju jeni të përgatitur mendërisht për sfidat që këto mund të sjellin. Bashkimi i forcave me njerëz kreativë është mënyra më e mirë për të arritur diçka të veçantë.