Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 05 May 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Nëse keni planifikuar për të udhëtuar, kontrollojeni edhe një herë orarin e nisjes. Ka mundësi se kanë ndodhur ndryshime në orar dhe nuk jeni informuar për të. Një vendim që do ta merrni do të ketë pasoja afatgjata. Jeni në pozitë të mirë për ta arritur një marrëveshje biznesi.

Demi

20 prill - 20 maj

Nëse jeni duke kërkuar punë, tregohuni të vëmendshëm për mundësitë që ju ofrohen. Nuk mund të jetë ajo që keni kërkuar, por mos lejoni që t’ju ikë kjo mundësi. Mund t’ju dalin para shumë mundësi, por për shkak të zhurmës dhe tollovisë përreth mund të mos i dëgjoni. Tregohuni të guximshëm.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Njerëzit janë shumë kureshtarë për planet tuaja për të ardhmen. E dini se çfarë qëllimi keni, por nuk ka nevojë që ta shpalosni planin tuaj. Ajo që ka rëndësi është se jeni në gjende t’i menaxhoni pritshmëritë tuaja. Nëpërmjet një manipulimi të mençur mund të ndikoni që punët ta marrin rrjedhën që ju doni.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Familja juaj është kureshtare dhe do më shumë informata. Nëse pyetjeve që po ju bëhen nuk mund t’ju përgjigjeni, tregohuni të sinqertë. Në fillim do të jetë e sikletshme, por më vonë do ta kuptoni se sinqeriteti ju ndihmon shumë që ta keni raportin e shëndoshë me një të afërm apo me partnerin.

Luani

23 korrik - 22 gush

Pranimi i një sfide mund t’ju ngrejë shumë profesionalisht. Mendja juaj do t’ju dërgojë drejt marrjes së vendimeve serioze. Përmbajtja është çelësi për t’i menaxhuar të gjitha problemet me sukses. Nëse e ngadalësoni hapin, do të keni më shumë mundësi që ta rivlerësoni situatën.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

E urreni që të jeni të rrethuar me rrëmujë. Jeta familjare do të ketë disa momente dramatike. Kaosi do të largohet në vazhdim dhe do të ndiheni se i keni gjërat më në kontroll. Një këshillë që do t’jua japë një koleg do të jetë shumë e dobishme për t’u injoruar. Idetë e ndara do të jenë goxha intriguese.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Vetëm sepse dikush ka një pozitë të lartë, nuk do të thotë se mund t’i shpërfillin rregullat. Jeni lodhur duke i shikuar njerëzit e tjerë teksa i përshtatin rregullat sipas dëshirës së tyre. Rregullat janë për të gjithë dhe ndonëse mund të ketë pakënaqësi, njerëzit duhet ta kuptojnë se duhet të punoni së bashku si ekip.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Një zgjedhje apo vendim spontan do t’ju shpërblejë menjëherë. Do të jeni të lumtur që keni vepruar shpejt, por e dini se vendime të tilla nuk mund të bëni çdo ditë. Një takim online do të jetë goxha argëtues dhe do të mund të organizoni takime të tjera nëse të gjithë do të pajtohen.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Nëse një ofertë ju duket se premton t’ju sjellë përfitime në të ardhmen apo nëse mund t’jua mundësojë që t’i përdorni e t’i zhvilloni aftësitë tuaja, atëherë pranojeni. Nuk ka nevojë që të kërkoni leje për të bërë diçka që ju doni. Nganjëherë nuk ka kohë për të menduar aq shumë. Shfrytëzojeni mundësinë përderisa është aty.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Një projekt grupor do të përfundojë me sukses. Do të duhet të jeni krenar se sa shumë keni arritur. Do të mërziteni pak pasi do t’ju duhet të largoheni e t’u thoni lamtumirë njerëzve që keni qenë duke punuar së bashku qe një vit. Nëse mund të bashkëpunoni përsëri në të ardhmen, nuk do të ngurroni.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Po kaloni shumë kohë duke ecur kuturu. Keni nevojë të bëni diçka pozitive në mënyrë që t’i bëni realitet ëndrrat tuaja. Barra bie te ju për të filluar me disa plane afatgjate, për të cilat keni qenë duke menduar e duke folur. Deri më tani nuk keni bërë asgjë për to. Ndryshojeni këtë duke vepruar.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Do të keni sukses në një projekt të vështirë, nëse punoni fort e nuk dorëzoheni. Përqendrohuni në gjërat që kanë rëndësi. Mbajeni të pastër hapësirën ku punoni. Dokumentet, çelësat dhe gjërat e tjera të rëndësishme mund të humbin lehtë, kur i lini përreth. Takimet e reja online janë goxha stimuluese, por do t’ju duhet t’i anuloni tani për tani.