Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ish-e dashura e këngëtarit të “Why Don't We” akuzohet se tentoi ta punësonte një vrasës për ta eliminuar atë

Jack Avery

Jack Avery

Foto: Associated Press

Ish-e dashura e anëtarit të grupit muzikor “Why Don’t We”, Jack Avery, është akuzuar se kishte tentuar të punësonte një vrasës me pagesë në “dark web” për ta vrarë atë, në mes të një beteje për kujdestarinë e vajzës së tyre, që sot është 7 vjeçe, ka raportuar agjencia e lajmeve Associated Press.

Sipas prokurorëve, Gabriela Gonzalez, 24 vjeçe dhe me një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, u akuzua të martën për tentativë vrasjeje, komplot për vrasje dhe kërkesë për kryerje vrasjeje ndaj ish-partnerit të saj, Avery.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me të njëjtat akuza po përballen edhe babai i saj, Francisco Gonzalez, 59 vjeç, si dhe ish - i dashuri i saj, Kai Cordrey, 26 vjeç.

“Kjo është një çështje ku të akuzuarit dyshohet se kanë shkuar shumë larg për të gjetur dikë që të kryente një vrasje”, ka deklaruar prokurori i qarkut të Los Angelesit, Nathan Hochman.

Ai ka shtuar se akuzat erdhën pas një hetimi të gjatë të nisur nga FBI-ja dhe më pas të kaluar në zyrën e prokurorit të qarkut.

Në një postim në Instagram, Jack Avery ka falënderuar prokurorët dhe autoritetet për mbështetjen e tyre, duke thënë se fokusi i tij mbetet “të jem babai më i mirë që mundem”.

Sipas prokurorëve, Gabriela Gonzalez dyshohet se kishte kërkuar ndihmën e Kai Cordrey për të gjetur dikë që ta vriste Averyn gjatë viteve 2020-2021.

Më pas, në muajin prill të vitit 2021, babai i saj, Francisco Gonzalez, dyshohet se i kishte dërguar Cordreyt 10 mijë dollarë si pagesë fillestare për planin e dyshuar. Dy muaj më vonë, Cordrey thuhet se kishte kërkuar edhe 4 mijë dollarë të tjera pasi vrasësi i supozuar kishte kërkuar më shumë para.

Në shtator të vitit 2021, një agjent i fshehtë i autoriteteve, i cili po shtirej si vrasës me pagesë, komunikoi me Kai Cordrey lidhur me planin e dyshuar. Sipas prokurorëve, Cordrey kishte konfirmuar se objektivi ishte Jack Avery dhe kishte diskutuar pagesën si dhe “provën e vdekjes”.

Gabriela Gonzalez, e cila ka mbi 450 mijë ndjekës në Instagram, po mbahet në një qendër paraburgimi pranë Los Angelesit. 

Babai i saj, Francisco Gonzalez, u arrestua në Florida dhe po pret ekstradimin. Ndërkohë, të dhënat e burgut tregojnë se edhe Kai Cordrey u arrestua të enjten.

Nëse shpallen fajtorë, të tre të akuzuarit rrezikojnë deri në burgim të përjetshëm.

Grupi “Why Don’t We” publikoi albumin e parë në vitin 2018, ku përfshihej edhe kënga “8 Letters”. Tre vjet më vonë ata publikuan albumin e dytë, ndërsa më pas grupi u shpërbë.

Jack Avery ka vazhduar karrierën solo dhe këtë vit publikoi këngën “XOXOX”.