Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 29 Jun 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Ju po filloni t’i kthjelloni retë e vetëdyshimit dhe të bëni përparim. Ju jeni të fokusuar në qëllimet tuaja afatgjate. Një besim i ri në veten dhe aftësitë tuaja do të krijojë frymëzime të reja. Synimi juaj është duke u përmirësuar dhe ju do ta arrini atë që doni ndërsa kombinoni gjykimin e shëndoshë me intuitën.

Demi

20 prill - 20 maj

Ndryshimi është në ajër dhe ndjenja e mprehtë e pritjes, së bashku me pikëpamjen tuaj praktike, do t'ju ndihmojë t’i pikasni mundësitë më të mira për t'iu dhënë një shtysë perspektivave tuaja të karrierës. Njerëzit po e vënë re se sa më i lumtur je këto ditë. Fryma jote do të ndikojë tek ata që të rrethojnë.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Një shok i afërt dhe praktik, ju këshillon që ta merrni shtruar gjendjen financiare në shtëpinë tuaj. Kjo duhet të jetë përparësia e juaj. E vetmja gjë që dëshironi të bëni është të kujdeseni dhe të kënaqeni. Nëse kjo ju kushton me të holla, reagimi i dikujt do t'ju paralajmërojë se nuk do të jeni të kënaqur.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Ju do të shfrytëzoni çdo shans për ta përdorur imagjinatën tuaj në një mënyrë praktike dhe për ta përdorur më shumë një aftësi të re në punën që bëni. Punët e zakonshme s’do të jenë asnjë lloj problemi. Mendo më shumë për idetë që do të doje t'i fusje në punët e karrierës.

Luani

23 korrik - 22 gush

Duke bërë disa orë pune shtesë ose duke marrë një punë të re shtesë, ju jeni duke kërkuar mënyra të reja për të fituar para. As që do t'ju vijë keq që duhet të punoni shumë për të arritur qëllimin tuaj, sepse kohët e fundit i keni përmbledhur gjërat në mendje dhe planifikoni për pushime ekstravagante ose luksoze që shpresoni t'i merrni më vonë gjatë vitit

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Meqë po ndiheni kaq të ndritshëm dhe syçelë, do të shijoni çdo lloj sfide. Do të jenë aktivitetet në grup që sigurojnë këtë stimulim shtesë. Gjithashtu, do të jeni gati të diskutoni me familjen për disa nga planet dhe idetë tuaja më progresive për ta parë se çfarë reagimesh mund të merrni.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Ju jeni në dijeni se disa miq kanë qenë në mungesë të fatit kohët e fundit. Ju gjithashtu mund të pranoni se nuk keni pasur shumë kohë për ta. Meqë nuk doni që dikush të ndiejë se si mik i keni lënë pas dore, do të kërkoni qëllimisht njerëz që mendoni se mund të jenë të kënaqur me shoqëri.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Përpjekjet tuaja për ta vënë në lëvizje një projekt nuk po funksionojnë. Taktika të reja mund të jenë të nevojshme dhe këto mund të përfshijnë një dozë fshehtësie. Njerëzit nuk kanë nevojë të dinë se cila mund të jetë lëvizja juaj e ardhshme. Nuk ka asgjë që ju ndalon të hulumtoni në fusha të ndryshme, ani se askush nuk është duke kërkuar këtë nga ju.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Ju jeni duke kërkuar përgjigje dhe e kuptoni se deri tani keni qenë duke kërkuar në vende të gabuara. Tani je gati të ecësh në rrugën tënde dhe të mos shpërqendrohesh nga të tjerët që të tundojnë të shikosh në drejtimin e gabuar. Mund të bëhet më e qartë se ju dhe një partner nuk ndani synime të ngjashme afatgjata.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Mund t'ju bëj përshtypje se si të tjerëve u mungojnë gjërat që janë para syve të tyre, por ata bëjnë edhe gabime të shkujdesura. Kjo është arsyeja se pse ndodh kjo. Të paktën ju jeni në gjendje të shihni atë që duhet. Duke qenë se shpenzoni kohën tuaj dhe po shqyrtoni të gjitha opsionet, ju jeni në gjendje t’i shikoni gjërat nga një kënd më i gjerë.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Shikoni një detyre të vështirë nga një kënd tjetër dhe mund të bëhet më e lehtë. Idetë tuaja të zgjuara do të marrin reagime të shkëlqyera nga shefi juaj. Kjo do të shtojë vlerësimin tuaj në sytë e punëdhënësit tuaj. Prisni që puna e juaj të bëhet më shpërblyese.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Një njeri i dashur duhet inkurajuar që të marrë trajtim mjekësor për një problem shëndetësor të përsëritur. Do të ndiheni veçanërisht energjik. Megjithatë, bëni çmos që të mbroni shëndetin tuaj të mirë dhe kjo do të thotë të mos e merrni disponimin tuaj të mirë si diçka të zakonshme.