Horoskopi ditor - 22 Jun 2023
Dashi
21 mars - 19 prillJu e dini mendjen tuaj se si funksionon dhe i dini limitet tuaja. Pasi që të keni vendosur se çfarë është ajo që do të bëni, nuk do t’ju ndalojë askush. Nuk di i vëni qëllimet aq lartë sa dikush të ju sugjeroi. Keni një ide reale për atë që mund të arrini. Ju e keni cakun drejt këtij qëllimi
Demi
20 prill - 20 majEdhe pse diçkaje në punë i ka mbaruar votimi, pyetja është: a do të vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë gjë ata që e kundërshtuan deri tash. Ndonjëherë është vështirë të shihet rruga e qartë e një situate përderisa disa pjesëmarrës kundërshtojnë njëri tjetrin. Një kolegë ndërkohë po bën përpjekje të mëdha për ti adresuar problematikat ndërmjet tyre.
Binjakët
21 maj - 20 qershorMbani qetësinë tuaj kurdo që diskutohet për paratë gjatë bisedave tuaja. Të pajtoheni me një buxhet të ri do të përbëj ndryshim pozitiv. Një marrëveshje racionale dhe ofertë stabile do të ju mundësoi pak ngritje financiare. Dikush që ka shpenzuar para pa menduar për të ardhmen do të pajtohet që të jetë më i përgjegjshëm në të ardhmen.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikAranzhimi i rutinës tuaj do të ju inspiroj që të jeni më spontan. Të qëndruarit me gjëra e njëjta çdo ditë nuk është më “në modë” për ju. Por as të qëndruarit me turmën që keni qëndruar deri më tash. Doni diçka të re dhe gjendja juaj fleksibile do të ju ndihmoj në rrugën që po ndiqni drejt ndryshimit dhe do të keni sukses.
Luani
23 korrik - 22 gushNjë projekt grupor ka nisur me entuziazëm. Dukej si një ide e mirë për t’i bashkuar forcat me njerëz që kanë të njëjtin mendim si ju. Vetëm se tash që gjërat janë në proces ju do të dëshironi që të vazhdonit vetëm.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorKa kohë që keni qenë larg dhe po keni një dëshirë të madhe për ti diskutuar gjërat me familjen tuaj. Do të ju habisë fakti se nuk jeni ju i vetmi që dëshironi të shkoni në pushime. Do të mund të arrini marrëveshje shumë të mira. Ende pa e ditur me siguri, një ëndërr do të mund të bëhet realitet.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorJu po dëshironi vetëm që të relaksoheni dhe të ëndërroni pa u ndërprerë nga të tjerët. Kjo është në rregull nëse nuk keni diçka më të rëndësishme për të bërë. Nëse në anën tjetër ka gjëra që kërkojnë vëmendjen tuaj do të ju duhet ta përmblidhni veten dhe të koncentroheni në atë që po bëni.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorFinancat do të krijojnë grindje në familje. Dikush po ndihet i lirë të vijë më ju në një ngjarje por ndoshta nuk është shumë i vetëdijshëm se paratë janë të nevojshme për qëllime më esenciale. Kështu ndoshta do të ju duhet që ti anuloni disa plane që keni me shoqëri për të shkuar për pushime.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorDo të ju duhet të i drejtoheni një biznesi apo bashkëshortes/bashkëshortit tuaj për pak asistencë. Do të ndihen mirë për të qenë aty për ju kur të ju nevojitet ndihmë për të tejkaluar pengesat. Në këto rrethana dy koka janë më mirë se një. Dhe nuk është shenjë dobësie të kërkoni ndihmë.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarNjë temë e rëndësishme do të diskutohet në familje dhe në punë. Rrethanat nëpër të cilat po kaloni do të kenë ndikim në gjendjen tuaj mentale dhe fizike. Punëdhënësi juaj do të jetë empatik ndaj situatës tuaj. Aty ku keni parashikuar se do te diskriminoheni do të gjeni mbështetje dhe mirëkuptim.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtTë merrni pjesë në një aktivitet me rrethin tuaj do të jetë një gjë e mirë për të kaluar kohën dhe të shfaqni aftësitë tuaja organizative. Do të jeni të gatshëm të shprehni pikëpamjet tuaja me një sharm dhe elegancë. Mos u befasoni nëse do të ju ofrohet rroli i liderit në një përpjekje vullnetare apo për të organizuar një fondacion.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsJu doni të merreni me aktivitete që ju ngrisin disponimin e humorin. Familja dhe shokët duhet sikur nuk po ju kuptojnë ndjenjat tuaja. Ju do të gjeni mbështetje vetëm tek librat. Është një kohë jashtëzakonisht e ndjeshme për ju dhe pse mund të ju nevojitet pak mbështetje, më shumë predispozita keni të hasni në diskriminim.