Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 05 Oct 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Jeni të vetëdijshëm për përgjegjësitë që keni dhe nuk do ta lini askënd në pozitë të vështirë. Edhe ashtu, së fundmi disa nga punët e zakonshme kanë filluar t’ju mërzisin dhe dëshironi diçka të re për të bërë. Kjo në fakt ju lë më shumë kohë për t’i menduar gjërat që dëshironi me të vërtetë t’i bëni në të ardhmen.

Demi

20 prill - 20 maj

Një çek, grant a bonus që u është premtuar, do ta merrni së shpejti. Ndiheni sikur është e gabuar të kërkoni para nga dikush tjetër. Marrja e një pune të dytë mund të mos jetë zgjidhja ideale, mirëpo kjo do të të ndihmojë në aspektin financiar. Shmangni dukjen tuaj misterioze në sy të njerëzve që nuk keni relacione shumë të mira. Një koleg më autoritar pret që t’iu përgjigjeni disa pyetjeve që t’i ka drejtuar.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Miqtë e grupit do të bëjnë një hap pas dhe do ta lënë në dorën tënde realizimin e një ideje, pasi jeni më kreativ dhe më i mirë në këto gjëra. Ata e vlerësojnë mendjen tuaj të mprehtë dhe ju jeni të sigurt se kësaj radhe duhet të ketë vetëm zgjidhje alternative pasi qasja që dëshironit nuk po funksionon. Perspektivat tuaja në punë po përmirësohen.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Punët e shtëpisë do të jenë më të preferuara për momentin sesa të dilni diku tjetër në publik. Krejt çka dëshironi tani është pak kohë relaksuese në ambient familjar, me njerëz që ndiheni rehat.

Luani

23 korrik - 22 gush

Mosmarrëveshjet nuk zgjidhen nëse vendosni thjesht të largoheni nga aty. Kur një situatë bëhet më emocionale preferoni të ikni. Qëndro dhe bisedo për krejt gjërat. Duhet të merrni një vendim dhe kjo nuk merr fund me hedhjen e monedhës për të bërë zgjidhje. Duhet t’i jepni rëndësinë kësaj çështjeje që e meriton.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Jeni i lumtur për shkak se përpjekjet që keni bërë deri më tani për një punë po japin rezultate dhe kjo po ju ndihmon t’i arrini synimet tuaja. Megjithëse jeni shumë i zellshëm në punë, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të keni interes në punët që bëjnë të tjerët. Jeni beqar/e? Dikush po bëhet më i veçantë për ju. Gjejeni mundësinë t’i qëndroni afër.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Jeni i gatshëm për t’u marrë me diçka të madhe dhe jeni i përgatitur për të punuar shumë në mënyrë që të arrini këtë qëllim. Talenti juaj nuk po vlerësohet siç duhet për momentin, mirëpo kjo do të ndryshojë së shpejti. Keni ambicie të larta dhe së shpejti do ta shfaqni kapacitetin tuaj për ta parë të tjerët.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Përpjekja për ta kënaqur dikë që po bën më të mirën për ta mbajtur ekipin nën kontroll duket shumë e vështirë. Duke qenë se do të punoni për disa kohë përkrah këtyre njerëzve, jeni të gatshëm ta bëni këtë sakrificë. Përpara se të hyni në ndonjë gjë të një natyre afatgjatë, kushtojuni pak vëmendje punëve aty.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Do të duket e dobishme dhe frymëzuese për të rivendosja e miqësive të vjetra. Kontaktoni me një mik të vjetër i cili kohët e fundit ka qenë në mendjen tuaj. Pasi ta bëni, jini gati për një bisedë të gjatë. Do të kënaqeni duke marrë vesh lajmet e njëri-tjetrit.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Zbulimi i ideve të reja nuk do të jetë e lehtë, ama qëndroni këmbëngulës. Mbani mendimet tuaja pozitive. Vetëvlerësimi juaj do të rikthehet sapo të filloni të shihni një përparim. Së shpejti do të keni një shans për të shlyer një favor ndaj dikujt. Dikush në një pozicion më të lartë ju respekton për besnikërinë dhe punën tuaj të palodhur.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Nëse jeni duke menduar blerjen e një makine të re, për pushime ose për të përmirësuar diçka shtëpinë tuaj, nuk keni pse të brengoseni për çështjen financiare. Fitimi i një bonusi do t’ jua rrisë vetëbesimin.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Ju mund të bëni diçka që përmban një shkallë sfide dhe rreziku. Binduni një dëshire për të filluar një projekt të guximshëm personal. Ngarendja nëpër shtëpi nuk do t’ju sjellë kënaqësinë, sfidën ose stimulimin mendor që dëshironi. Ju jeni duke kërkuar për diçka të ndryshme për të bërë me kohën tuaj.