Horoskopi ditor - 04 Oct 2023
Dashi
21 mars - 19 prillTani që gjërat janë nën kontroll, keni mundësinë t’i ktheheni hobit tuaj. Duhet të jeni i kënaqur me mënyrën se si jeni përballur me vështirësitë e fundit. Është lehtësim për ty kthimi në normalitet.
Demi
20 prill - 20 majNjë mik i juaji do t’ju ndihmojë të dilni nga një telash. Mos ji aq kokëfortë sa ta refuzosh menjëherë ofertën e tyre. Je me fat që ke kaq shumë miq që dëshirojnë të të ndihmojnë duke të të sjellë lehtësim. Shkathtësia jote tash është çelësi i suksesit.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNuk po pajtohesh me faktin se çdo kërkesë duhet të parashtrohet vetëm nga ju. Edhe ashtu, jeni shumë i zënë duke u përpjekur të zgjidhni shumë probleme të tjera. Nuk mund të marrësh edhe më shumë përgjegjësi pa i reduktuar ca të tjera.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikPër të pasur sukses mund t’ju duhet t’i largoni ankthet e së kaluarës dhe të ndërmerrni një rrezik të guximshëm. Jini të gatshëm për t’i shfaqur arritjet tuaja në mënyrë që të gjeni një punë fitimprurëse. Pranoni një ofertë të bërë nga një mik i talentuar i cili dëshiron të promovojë punën tuaj për ju.
Luani
23 korrik - 22 gushUdhëtimi duket se nuk po ju sjell asgjë tjetër pos problemeve të njëpasnjëshme. Ndiheni sikur po humbisni më shumë kohë se ç ‘duhet me disa ndryshime, të cilat edhe po shkaktojnë vonesa në punët tuaja. Karriera, shoqëria dhe interesat private janë disa nga gjërat ku ju gjeni lumturinë.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorHumori juaj sot mund të jetë më i lëkundshëm dhe mund të ndiheni më të ndjeshëm se ditëve të tjera, por kjo nuk do të thotë se duhet të kërkoni falje për gjendjen tuaj shpirtërore. Një mik a koleg i juaji duket se nuk po ju kupton. Biseda me dikë që ju kupton do t’jua largojë tensionon brenda jush.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorKontributi juaj në një punë grupore do të vlerësohet. Një çmim ose kualifikim do t’i japë një shtysë të mirë perspektivës tënde në karrierë. Ndihesh pak i turpëruar nga gjithë kjo vëmendje, mirëpo keni punuar shumë për këtë moment dhe tash po e merrni atë që meritoni.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorNjë keqkuptim mes teje dhe një miku që zakonisht i flisni gjërat sy më sy do t’ju shkaktojë konfuzion. Nuk dëshironi që të tjerët ta kuptojnë, por do të jetë e vështirë për t’u menaxhuar si situatë. Mund edhet të ndodhë se dikush do t’ju ngacmojë në lidhje me këtë dhe ju do ta merrni shakanë shumë seriozisht.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorKur vjen mundësia për ta ndjekur një qëllim, sigurohuni që ta shfrytëzoni atë. Ju e keni fituar këtë mundësi për të promovuar agjendën tuaj. Duke përfituar nga kjo mundësi e papritur, do të shkoni më tej nga sa e kishit pritur apo imagjinuar ndonjëherë.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarNormalisht do t’i vazhdoni punët pa menduar se diçka po ju mungon. Një situatë e sotme do të jetë ndryshim nga rutina kur ndjeni se dikush ju dëshiron larg vëmendjes. Për të pasur sukses duhet të eksperimentoni më shumë.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtMos u brengosni nëse nuk keni kohë të mjaftueshme për t’i përfunduar të gjitha detyrat ose punët tuaja. Kishe shumë gjëra me të cilat duhej të merreshe, saqë nuk u keni kushtuar shumë vëmendje të gjitha punëve.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsNëse po ndiheni i tendosur së fundmi, një ushtrim i lehtë do t’ju bëjë mirë. Ushtrimet fizike gjithashtu do t’ju ndihmojnë ta largoni stresin dhe ankthin. Kontrollojini nëse jeni përgjigjur si duhet në të gjitha pyetjet në një aplikim pune.