Horoskopi ditor - 14 Oct 2023
Dashi
21 mars - 19 prillDikush po pret që të përshtateni me idetë e tyre, sepse ashtu ju thotë. Nuk ju njohin me të vërtetë. Nuk jeni ai lloj personi që silleni ashtu si ju thonë të tjerët. Shpejt do ta kuptojnë edhe ata që nuk jeni person që do të udhëhiqet.
Demi
20 prill - 20 majKeni disa ditë që po mendoni për një problem apo vendim. Ju jeni gati të vendosni për këtë dhe të vazhdoni përpara. Familja dhe miqtë tuaj do të jenë të lehtësuar dhe të kënaqur që më në fund mund ta lini pas vetes këtë çështje.
Binjakët
21 maj - 20 qershorKushtojini vëmendje asaj që thonë njerëzit e tjerë. Nuk është se po i dëgjoni ata teksa kontrolloni mesazhet në telefon. Ose po e merrni dikë si të mirëqenë ose ai po përfiton prej jush. Kjo mund të shkaktojë shumë armiqësi. Duhet më shumë komunikim.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikNëse keni për të marrë një vendim që lidhet me financat, analizojeni situatën nga të gjitha këndet. Derisa sa ta shihni më në detaje situatën, mos merrni vendim. Shmangni rreziqet.
Luani
23 korrik - 22 gushKa shumë gjëra të cilat po shkojnë siç keni dëshiruar si në shtëpi ashtu edhe në punë. Do të ndiheshit më mirë sikur i njëjti fat t’i përcillte edhe miqtë e tu, pasi së fundmi njëri nga ta vetëm po ankohet dhe nuk di ç’të bësh që ai të ndjehet më mirë.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorJu e dini se çfarë do të bëni dhe nuk do të lejoni askënd t’ju ndalojë. Do të ketë njerëz që do të përpiqen t’ju përfshijnë në planet e tyre, por ju do t’i refuzoni me butësi dhe vendosmëri. Sot, thjesht nuk jeni të interesuar. Jeni të fokusuar në qëllimet tuaja.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorA mund t’i përmbushni detyrimet që po merrni përsipër tani apo gjithçka do të jetë e tepërt për ju? Këto ditë ju duket se po merrni përsipër gjithnjë e më shumë dhe do të jetë nevoja të vizatoni kufirin diku. Ju jeni duke bërë shumë sakrifica personale për hir të punës tuaj.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorBlerjet që do të bëni sot do të jenë si terapi për ty. Pazari duket se ka gjithçka që po kërkoni, si në rroba, dhurata për martesë ose sende shtëpiake. Së fundmi ka ndodhur diçka që ju ka zhgënjyer.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorNivelet tuaja të energjisë janë të ulëta dhe pavarësisht nga të gjitha qëllimet e mira, ju thjesht nuk do të jeni në gjendje të përballoni detyrat që të tjerët presin nga ju ose që ju kanë vendosur sot. Ka shumë për të bërë, por ju thjesht nuk jeni në humor.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarQetësia juaj ju bën ta kaloni çdo situatë të vështirë më lehtë. Njerëzit janë të impresionuar nga mënyra se si trajtoni një çështje kontestuese. Aftësia juaj për t’u marrë me efikasitet me një krizë të vogël do ta rrisë reputacionin tuaj profesional. Mos u habitni nëse ju ofrohet një promovim.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtMegjithëse nuk ndiheni sikur keni mjaftueshëm energji, keni disa obligime për t’i përfunduar patjetër. Sa më herët që përvilni mëngët aq më mirë për juve. Të presin plane të bukura jashtë punës. Hidhni një sy edhe financave.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsNjë koleg do t’ju thërrasë për të treguar se është i sëmurë duke ju lënë me nevojën për të kapërcyer dyfishin e ngarkesës së punës në gjysmën e kohës së zakonshme. Kjo nuk është hera e parë që ndodh. Është gjithmonë kur ka punë në rendin e ditës që ky shok pune urren më shumë. Me të drejtë je i mërzitur nga kjo.