Horoskopi ditor - 20 Oct 2023
Dashi
21 mars - 19 prillPropozimet që u janë bërë së fundmi duken tunduese. Dikush po ju shtynë për të dhënë përgjigje. Mirëpo duhet të mendoni mirë para se të përgjigjeni dhe t’i shqyrtoni propozimet për të parë nëse janë në përputhje me interesat tuaja.
Demi
20 prill - 20 majMbështetuni tek familja kur ju duhen ide të mira. Për diçka për të cilën mendoni se nuk mund të gjeni zgjidhje, dikush mund ta bëjë shumë lehtë. Në punë, jepni vërejtje për dikë që shkakton dëme.
Binjakët
21 maj - 20 qershorNëse hezitoni të pranoni ofertë të pazakontë, pyeteni veten: çfarë është ajo që ju pengon ta bëni këtë? Nëse kjo është diçka që do të dëshironit vërtet të bënit, e keni mundësinë. Në punë, do të takoni dikë për të cilin keni dëgjuar shumë nga të tjerët, por nuk jeni njohur ende.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikKohët e fundit keni bërë hapa prapa, keni pasiguri nëse duhet t’i shfaqni apo jo ndjenjat. Tani ka më shumë kuptim të jeni i sinqertë me të tjerët. Në këtë mënyrë do të kuptoni se jeni të sinqertë me veten dhe me ata me të cilët po kaloni më shumë kohë. Një miqësi platonike mund të kalojë në diçka më intime nëse kjo është ajo që të dy e dëshironi vërtet.
Luani
23 korrik - 22 gushAna ambicioze e natyrës suaj ka marrë vrull. Ju ndiheni edhe më të vendosur se më parë për ta arritur një qëllim që dikush ju thotë se është e pamundur për ju. Nuk ka rëndësi se sa orë duhet të shpenzoni për të arritur këtë qëllim, ju jeni të vendosur t’ua dëshmoni se mund t’ia dilni.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorMendja e një kolegu nuk është aq e kthjellët në punë. Puna nuk do të shkojë ashtu siç keni planifikuar, por ju po bëni përparim të arsyeshëm dhe kjo është e rëndësishme. Dallohet se dikush nga puna nuk është në humor të mirë. Përveç kësaj, do të ndjeni se kanë probleme personale që nuk duan t’i diskutojnë.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorNuk mund të mbështeteni te një mik a koleg punë për të marrë një vendim. Kanë bërë disa gabime në të kaluarën dhe ata do të jenë të lumtur nëse ju jeni ata që do të merrni vendime për ta. Zhvillimet e reja në rrethin tuaj do të ta zgjojnë interesin. Një mik kërkon të të bashkohet në një plan që kishit dëshiruar të ishit i vetëm.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorMundësia për të fituar disa aftësi të vlefshme pune do t’ju bëjë të lumtur. Përveç sfidave për të mësuar teknika të vështira, do të kënaqeni edhe duke u njohur me njerëz të ndryshëm. Mënyra se si interesoheni për një mik në nevojë, do ta forcojë shoqërinë tuaj.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorNjë provë e besnikërisë është të qëndroni pranë dikujt në kohët e mira dhe të këqija. Ju mund të ndiheni të detyruar t’i prishni disa raporte shoqërore në mënyrë që partneri juaj të jetë i lumtur. Së shpejti do t’i zgjidhni disa mosmarrëveshje me kolegët e punës.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarNjë i afërm që është i pakujdesshëm me financat, vazhdon të ju kërkojë hua. Jeni të zemëruar me faktin që jeni duke u dhënë para kur ato nuk kthehen kurrë. Ju nuk duhet të bëni asgjë për ta financuar stilin e jetës ekstravagante të një personi tjetër. Nëse keni mundësi ta bëni këtë, thoni gjërat drejtpërdrejt.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtKostot po ju rriten. Ju keni nisur të ndjeni se shpenzimet nuk ia vlejnë për anëtarësime në disa organizata a klube. Jeni gjithnjë e më të irrituar për mënyrën sesi disa njerëz ju marrin si të mirëqenë, duke u dhënë shumë detyra për shkak të dembelisë së tyre.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsPuna në grup ua shton kreativitetin. Ndarja e ideve me miq ju stimulon të vazhdoni përpara. Do ju bjerë në mend një ëndërr që e keni parë shumë kohë më parë. Nuk është vonë t’i arrini disa synime që i keni lënë anash shkaku i punëve.