Horoskopi ditor - 08 Nov 2023
Dashi
21 mars - 19 prillDikush po ju detyron t’i dëgjoni opinionet a pikëpamjet e tyre megjithëse ju nuk dëshironi. Në fakt çdo këshillë që po të ofrohet mund të jetë me tjera qëllime. Nuk është ide e mirë të thoni gjithçka që iu bie në mend, pasi shpeshherë mund të dukeni mosmirënjohës.
Demi
20 prill - 20 majNjë projekt që nuk keni menduar se do t’i shkoni deri në fund po del të jetë shumë i mirë. Vetëbesimi juaj po rritet dhe keni marrë vëmendjen e kolegëve më të lartë në detyrë. Dikush nga pozita e lartë e admiron profesionalizmin tuaj. Dëshiron t’ju shpërblejë për punën që bëni.
Binjakët
21 maj - 20 qershorMegjithëse një i afërt për ju është shumë i bezdisshëm, mezi keni pritur për një ftesë nga ta. Është një mundësi që thjesht s’dëshironi ta humbisni. Ndryshe nga qëndrimi që po mbajnë familjarët dhe partneri, do të gjeni mbështetje tek miqtë tuaj.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikPuna që e bën në prapaskenë është e lodhshme mirëpo do të shpërbleheni. Dikush ka shumë besim në marrëveshjet që i bën me ju dhe ato duhet të merren shumë seriozisht. Detyrat e reja që do t’i merrni së fundmi janë shumë të rëndësishme.
Luani
23 korrik - 22 gushNjë qasje praktike dhe e kujdesshme rekomandohet për aferat tuaja financiare. Ji i vëmendshëm shumë para se të marrësh një vendim. Bëjeni një listë me të mirat dhe të metat që vijnë së bashku me marrjen e vendimit. Konsultohuni me një profesionist të fushës.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorVendimet që po merrni do ta ndryshojnë jetën dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, e ardhmja juaj duket se mund të jetë e pabesueshme. Ju jeni duke hedhur themelet e një projekti afatgjatë dhe ndiheni të emocionuar për shpërblimet dhe sfidat që ky ka të ngjarë të sjellë.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorNga një projekt arti do të përfitojë komuniteti tuaj. Ju keni aftësi që do të jenë të dobishme për këtë përpjekje dhe përfshirja juaj mund të ndihmojë në ndryshim. Nëse mendoni se dikush për të cilin kujdeseni ka nevojë për ju, jini gati të hiqni dorë nga gjithçka në mënyrë që të jeni aty për ta.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorNjë bisedë e zakonshme papritmas do të kthehet në debat. Një person kokëfortë duket se nuk e kupton kur arrihet limiti. Qëndrimi i tyre ka filluar të ndikojë në raportet tuaja dhe ju tashmë keni filluar të mendoni nëse ia vlen të kaloni kaq shumë kohë me të.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorKeni shpenzuar shumë së fundmi. Tash duhet të keni parasysh se cilën faturë duhet ta paguani fillimisht. Një i afërm që është bujar shpreson të ndihmojë në uljen e stresit tuaj duke ju ofruar një kredi. Mos jini shumë krenarë për të pranuar.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarJu mund të dëshironi të mos ishit përfshirë në një përpjekje grupore kur nuk mund të shkoni mirë me disa anëtarë të ekipit tuaj. Në disa raste do të ishte më mirë t’i mbani mendimet tuaja për vete. Kjo do t’ju ndihmojë të shmangni debate, pasi argumentet janë thjesht humbje e kohës dhe energjisë suaj.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtKe filluar të mërzitesh me një situatë që dikur të dhuronte kënaqësi. Një person karizmatik do të hyjë në jetën tuaj. Jeni beqar/e? Nëse ende nuk e keni njohur partnerin e jetës, ky mund të jetë rasti juaj.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsVetëm për shkak se ju pritet të merrni pjesë në një festë ose ngjarje në komunitet, nuk do të thotë që të merrni pjesë me patjetër. Nëse ka gjëra të tjera në jetën tuaj që do të përfitonin nga vëmendja juaj, mos u ndjeni në faj sepse nuk mund të jeni në dy vende në të njëjtën kohë.