Horoskopi ditor - 07 Nov 2023
Dashi
21 mars - 19 prillNuk do ta mirëprisni ndërhyrjen e një shoku apo kolegu në punët tuaja personale. Por, mos nxitoni, sepse këshillat e tij do t’ju shërbejnë për të mirë. Afati për t’i dhënë fund një projekti po afrohet shpejt, prandaj përpiquni që ta përfundoni.
Demi
20 prill - 20 majEdhe pse nuk do të rezultojë në ndonjë dëmtim serioz, një aksident i vogël do t’ju bëjë që të kërkoni mënyra për ta përmirësuar sigurinë. Pikëpamjet tuaja do të merren parasysh seriozisht.
Binjakët
21 maj - 20 qershorPartneri apo dikush në familje nuk do ta kuptojë pse keni zgjedhur ta ndiqni një rrugë të re karriere. Ata do të përpiqen të ndërhyjnë. Mos i lini ata të ndikojnë te ju. Kjo është diçka që duhet ta bëni për veten tuaj.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikPikëpamja pozitive e një miku ose të afërmi do t’iu frymëzojë. Do të jeni mirënjohës për gatishmërinë e dikujt për të dëgjuar pikëpamjet tuaja. Çështjet financiare do të marrin një rëndësi të shtuar.
Luani
23 korrik - 22 gushEdhe pse keni ndjenja të forta për një ngjarje apo situatë, vendimet e marra në lidhje me karrierën apo financat duhet të bazohen në logjikë dhe jo në emocione. Përpjekjet tuaja të palodhura vlerësohen nga miqtë dhe kolegët.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorNjoftimi i një miku se do të bëjë ndryshim të madh në jetën e tij përkon me një kohë kur edhe ju po hartoni plane të reja për të ardhmen tuaj. Ju e dini se ai nuk do të jetë i kënaqur me zgjedhjet tuaja dhe dyshoni se ai po vepron në shenjë hakmarrjeje edhe pse ai mohon këtë.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorPo filloni ta kuptoni se ka pasur gjëra që po ndodhin në jetën e një të afërmi për të cilat nuk keni qenë në dijeni. Ju mund të ndiheni paksa fajtor për faktin se i keni dhënë aq shumë rëndësi angazhimeve të jashtme, saqë nuk keni mbajtur hapin me zhvillimet familjare.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorMos u shpërqendroni pasi një mundësi e mirë mund t’iu rrëshqasë nga dora. Një email nga shefi juaj ose nga një zyrtar i lartë do të ketë pasoja interesante, por ju duhet të përgjigjeni në momentin që e merrni atë.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorPo bëhet gjithnjë e më e vështirë për ta përballuar jetesën. Të ardhurat tuaja duket se po zvogëlohen dhe ju duhet të siguroni më shumë për familjen tuaj. Ju mund të kërkoni një rritje page, por kjo kërkesë nuk do të merret parasysh nga shefi juaj.
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarDikush ka probleme dhe do t’ju drejtohet për ndihmë. Ju keni filluar të pyesni veten nëse përqendrimi në një fushë ia vlen dhe dëshironi të provoni gjëra të reja. Pranojeni këtë sfidë dhe do të bëni disa hapa të rëndësishëm drejt një arritjeje të madhe.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtE dinit që një rol apo përgjegjësi e re nuk do të ishte e lehtë. Nuk e kishit pritur që kjo do të shkaktonte aq stres sa po kaloni tani. Ju keni menduar se do të gjeni mbështetje kur të keni nevojë, por nuk duket se është kështu. Ndani pak kohë për të menduar për lëvizjen tuaj të ardhshme.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsPjesëmarrja në një seminar apo intervistë do t’ju hapë rrugën për një ndryshim në karrierë. Një ofertë pune do të jetë shansi juaj për të përdorur aftësitë tuaja krijuese në mënyra praktike. Së shpejti do të kultivoni lidhje me disa njerëz të ditur dhe të talentuar. Nëpërmjet vendosmërisë së plotë, ju mund ta realizoni një ëndërr tuajën.