Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 28 Nov 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Aftësia juaj për të kuptuar se çfarë mendojnë dhe ndiejnë njerëzit e tjerë do të nxisë harmoni më të thellë në shumicën e marrëdhënieve tuaja. Miqtë dhe kolegët do të pyesin veten nëse jeni psikikë dhe madje mund të befasoheni me forcën e intuitës suaj.

Demi

20 prill - 20 maj

Projektet që keni nisur do të përparojnë shumë. Shumë shpejt do të merrni rezultatet e dëshiruara. Puna me publikun do t’ju shpërblejë. Shijojeni këtë mundësi për të mirën tuaj.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Duhet të rishikoni disa çështje që i keni lënë përgjysmë. Sigurohuni që të përfitoni nga e gjithë ndihma që do ju ofrohet. Një projekt në grup do të rezultojë shumë i suksesshëm.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Planet dhe idetë që veçse janë diskutuar mund të kenë nevojë që të rishikohen. Do të bëhet e qartë se dikush i ka keqkuptuar qëllimet tuaja të vërteta. Ata do të këmbëngulin se asgjë nuk është finalizuar apo dakorduar, kur në fakt ju jeni të bindur se gjithçka ishte zgjidhur.

Luani

23 korrik - 22 gush

Një mik, partner apo koleg është frenuar nga të qenurit i sinqertë për pikëpamjet dhe ndjenjat e tij. Ata nuk iu kanë gënjyer. Ata thjesht kanë pasur frikë të zbulojnë ndjenjat e tyre. Kur ta kuptoni këtë, inkurajoni ata të flasin dhe të mbajnë linjat e komunikimit të hapura mes jush edhe në të ardhmen.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Asgjë nuk po duket se po ecën shumë mirë. Kjo për shkak se ju jeni kapur pas rutinave që janë të përditshme, të njohura dhe që iu bëjnë të ndiheni rehat. Nëse jetës suaj po i mungon gjallëria, ia vlen të planifikoni një udhëtim që e keni dashur gjithmonë

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Shumë gjëra po ndodhin brenda rrethit tuaj shoqëror. Aktivitete festive dhe tubime janë duke u planifikuar dhe ju dëshironi t’i shijoni të gjitha. Nuk do të jetë e lehtë. Në fakt, për shkak të angazhimeve mund t’ju duhet që ta anuloni një festë ose takim.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Ju vështirë se e vini re kalimin e kohës kur jeni kaq të përfshirë në një projekt që do t’ju sjellë përfundimisht miratimin dhe suksesin. Do të kënaqeni duke punuar me njerëz që janë të gatshëm të eksperimentojnë me ide të ndryshme. Do të ketë debate të mëtejshme për një keqkuptim të fundit.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Një i sapoardhur në rrethin tuaj shoqëror do ta zgjojë kureshtjen tuaj. Keni nevojë për më shumë larmi dhe stimulim dhe kjo marrëdhënie po rezulton të jetë interesante dhe argëtuese. Jeni duke u inkurajuar që të tregoni anën tuaj të gjallë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Detyrimet ndaj shoqërisë po iu largojnë nga përgjegjësitë e tjera, por keni pranuar t’i merrni përsipër të gjitha. Shmangni dikë që duket shumë i interesuar që të krijojë dramë në vendin e punës. Ju nuk e keni ndërmend që të lini në gjysmë një projekt të veçantë që e keni nisur.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Një koleg po përpiqet të kërkojë ndihmën tuaj. Nuk do ta keni problem që të ndani njohuritë tuaja, por ka disa mendime që do të bënit më mirë t’i mbani për vete. Kurioziteti i dikujt për punët tuaja do të fillojë t’iu shqetësojë me kalimin e kohës.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Jeni shumë të fokusuar në anën tuaj fizike. Filloni t’i kushtoni më shumë vëmendje nevojave tuaja shpirtërore dhe emocionale pasi edhe këto janë gjithashtu të rëndësishme. Pushoni herë pas here dhe vlerësoni ndjenjat tuaja.