Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 24 Nov 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Sigurohuni se do t’i përdorni për të mirë aftësitë tuaja prej lideri. Bashkoni të gjithë për të zgjidhur një keqkuptim. Të gjithë të përfshirët në projekt duhet të kenë të qartë se çfarë do të bëjnë, kur dhe ku. Kjo do të lehtësojë punët për ju.

Demi

20 prill - 20 maj

Në situatat grupore, prisni që të kaloni mirë dhe në atmosferë plot humor. Kjo është ajo që ju duhet për të liruar tensionin. Keni kaluar nëpër disa sfida së fundmi dhe kjo ka shkaktuar lodhje tek ju. Do t’ju bëj mirë sikur disa aktivitete të ndani me të tjerët.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Fqinji është duke nxitur konflikt. Kolegu nuk dëshiron të pranojë gabimet dhe një i afërm i ndjeshëm ka nevojë për pak përkrahje. Problemet që po zhvillohen pashmangshëm do të kthehen në konflikt. Mund të shihet si diçka pa përfundim, por si shiu, edhe problemet përfundojnë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Nëse vendosni shpresat dhe dëshirat tuaja së pari, kjo do të thotë garë kundër dikujt që gjithmonë ka qenë mik i juaji. Mos lejoni që kjo t’ju ndalojë nga realizimi i dëshirave. Nëse miku e kupton se sa e rëndësishme është kjo për ty, nuk do të lejojë që kjo të ndikojë në kualitetin e lidhjes suaj.

Luani

23 korrik - 22 gush

Kontrolloni nëse do të jeni të lirë para se të merreni vesh për takimet me njerëz. Nuk dëshironi që të jeni i zënë me shumë takime sepse kjo do të dëmtojë reputacionin tuaj. Për shkak se jeni shumë i kërkuar si në anën shoqërore ashtu edhe profesionale, sigurohuni që të mbani të dhëna për të gjitha angazhimet.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Me shumë gjasë do të kaloni nëpër momente të këqija dhe kjo do t’ju bëj të pamëshirshëm. Ndryshimi është afër. Derisa të vendosni nëse kjo do të jetë në të mirën tuaj, do të jetë e pamundur që të qetësoheni.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Ju duhet diçka për të shikuar përpara kur disa ngjarje kaotike do t’ua vështirësojnë punët. Me gjasë do të përfitoni të mira financiare. Kjo, është në mesin e shumë fitimeve që do t’ju ofrojnë arsyetim të mirë për të rezervuar pushimet.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Një mik apo koleg që nuk dëshiron të flasë për veten po ju shqetëson sepse sjellja e tij ju kthen prapa në kohën kur ishit më të ri dhe me më pak vetëbesim. Nuk keni pse të ndiheni fajtor. Injoroni ndjenjat tuaja dhe ofroni përkrahjen për atë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Dëshironi të përqendroheni në atë se çfarë ju intereson. Kjo është arsyeja se përse keni ndalur aktivitetet sociale dhe keni vendosur që gjithçka ta mbani për vete. Një trajnim do të jetë shumë serioz për ju. Sa më shumë që përfshiheni, aq më shumë interesim do të keni.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Nuk ka rëndësi se çfarë mendojnë të tjerët, vazhdoni atë që dëshironi të bëni, sepse kjo është shtysë në jetën tuaj. Një rival do të ketë sukses që t’ju shqetësojë nëse ju lejoni komentet e tij. Shmangi çdo konfrontim. Jini të lumtur në mënyrën tuaj.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Financat do të jenë më të menaxhueshme sapo të keni paguar të gjitha kreditë. Nëse e pranoni se keni shpenzuar pa menduar, tani është koha që të mblidhni faturat dhe dëmin që keni bërë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Rutina juaj e pazakontë ka nisur t’ju shqetësojë. Një ndryshim në ambient do të jetë pikërisht ajo që keni nevojë për të harruar shqetësimet. Një mik dëshiron që të komunikojë me ju ose do të kërkojë ndihmën tuaj.