Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 23 Nov 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Duhet të bëni përpjekje të veçanta që të takoheni me njerëz të njohur. Kjo do të përfshijë caktimin e takimeve në industri të ndryshme. Zgjidhni vendin me kujdes dhe dilni pak prej qëndrimeve zyrtare në këto raste.

Demi

20 prill - 20 maj

Do të mësoni shumë për njerëzit, ngjarjet dhe situatat aktuale teksa shikoni nga larg. Miqtë e tu janë shumë të mirë. Mund të mos ua thoni troç gjërat, por kjo nuk ka rëndësi. Ju jeni të lumtur të qëndroni në distancë dhe të dëgjoni.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Mendoni për shëndetin tuaj. Nëse kenë vërejtur mungesën e energjisë, duhet të ndaleni që t’i bëni prioritet të tjerët dhe të mendoni për nevojat tuaja. Ushtroni vazhdimisht dhe përgatitni ushqime të shëndetshme për t’i ofruar energji sistemit tuaj.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Caku i një takimi, udhëtimi apo aplikimi për punë do të jetë hulumtim i një qëllimi specifik. Nëse gjithçka shkon sipas planit, do të sjell përzierje të miqësisë dhe mësimit. Mund të zbuloni informacione që kanë qenë referencë për të kaluarën dhe që do të ndikojnë në të ardhmen tuaj.

Luani

23 korrik - 22 gush

Kompleksiteti i sfidave që keni marrë do të thotë se duhet të angazhoni dikë të specializuar dhe me përvojë. Të tjerët presin që ju t’i kryeni këto intervista ani pse e ndieni se ndoshta do të ishte më mirë sikur kohën ta shpenzonit diku tjetër.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Shfaqni aftësitë tuaja dhe do të ngriheni në detyrë. Takimi me një klient të njohur do të ofrojë mundësi të reja. Keni ide të shkëlqyera për biznes dhe duhet të mendoni me kujdes nëse doni të vazhdoni vetëm apo të bashkëpunoni me një mik të talentuar.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Nëse ju jepet mundësia mes punës me partner apo të vazhdoni i vetëm ju gjithmonë do të vendoni për të parën. Në të njëjtën kohë nëse bëni krejt punët teksa partneri po argëtohet, kjo nuk duhet të jetë kështu. Në këtë rast së paku ju mund të përfitoni sikur të punonit i vetëm.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Ka shumë kuptim nëse delegoni punët te njerëzit që janë të talentuar në fusha të veçanta. Ani pse mund të jetë shqetësues nëse projekti po përballet me disa probleme, kjo nuk do të shkaktojë shumë pakënaqësi te ju.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Planet do të shtyhen për shkak të rrethanave ose kërkesave të papritura. Mund të jetë e nevojshme që të pranoni se nuk do të jeni në gjendje të filloni aventurën e re ashtu siç keni planifikuar. Sjellja agresive dhe vendimet impulsive do të përfundojnë në katastrofë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Përgjigjet agresive të kolegëve seniorë në pyetjet tuaja që ju mendoni se janë të rëndësishme do të fillojnë t’ju bëjnë nervoz. Nëse ju premtojnë se do të ofrojnë detaje, pranoni se ata do të presin deri në kohën e përshtatshme para se të zbulojnë informacionet e ndjeshme.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Duhet të njoftoheni nga shefi juaj për të ardhmen e karrierës suaj ani pse jeni nervoz nga ajo që mund t’ju thotë. Bëni pyetje më specifike dhe do të merrni përgjigje të drejta edhe pse mund të mos jenë ato që doni t’i dëgjoni.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Po dështoni që të tjerët të të marrin me seriozitet. Çfarëdo që bëni apo thoni, kolegu më i moshuar do të t’ju fajësojë. Mbështetuni te një mik që do të ndihmojë në promovimin e ideve. Sapo të nisë projekti, kundërshtimet do të zhduken.