Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 03 Dec 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Mesazhet që i shkruani çdo ditë nuk ju ndihmojnë të lidheni me dikë që dëshironi. Ju duhet të përdorni ndonjë metodë më kreative të komunikimit për të arritur qëllimin tuaj. Shprehni veten tuaj duke shkruar ndonjë poezi, këngë ose edhe ndonjë video! Bëj çfarëdo që duhet në mënyrë që mesazhi juaj të përcillet siç duhet. Momentalisht ju duhet të largoheni paksa nga zhurma! Ju i keni të gjitha aftësitë çfarë ju duhen.

Demi

20 prill - 20 maj

Dikush nga shoqëria ose anëtarët e familjes tuaj kanë sjellje të çuditshme kohëve të fundit, dhe ju duhet të zbuloni se çfarë po ndodh me ta. Bisedoni me ta, por keni kujdes se si qaseni pasi që mund t’i lëndoni, dhe se ata vetëm do të mbrohen nga ju. Nëse i pyesni për më të rejat e jetës së tyre, informatën kryesore do ta merrni së shpejti. Shanset janë të mëdha që ju t’i ndihmoni atyre kështu që bëhuni gati t’i ndihmoni atyre dhe ata do të jenë shumë mirënjohës për ndihmën e ofruar.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Kohëve të fundit ka pasur tensione mes jush dhe dikujt por fatkeqësisht nuk keni arritur në një përfundim mirëkuptimi. Kjo mund të jetë një shenjë që ky person ka qenë shumë i interesuar për ju saqë mund të kenë qenë të marrshëm ta shprehin interesimin e tyre. Nëse dëshironi që gjërat tuaj të ecin mbarë, ju duhet të jeni i pari për të ndryshuar situatën. Lëvizni i pari! Edhe nëse dështoni, së paku nuk do të humbni më kohë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Dita e sotme do të jetë shumë e paparashikueshme. Anulimet, vonesat dhe riplanifikimi i agjendës tuaj nuk do të pritet mirë aspak nga të tjerët, megjithatë prapa tërë këtij kaosi ekziston një dritë në fund të tunelit, kjo situatë do të ju ndihmojë të ruani kohën tuaj të vlefshme. Patjetër që ju do të mund të keni punuar shumë të përgatiteni për diçka por mundohuni të mos zhgënjeheni. E tërë ajo përgatitje nuk do të shkojë huq. Dhe ndërkohë ju mund të kënaqeni me një pushim të papritur që mund t’ia jepni vetes.

Luani

23 korrik - 22 gush

Universi po ju jep lajme të mira, do të keni më shumë kohë t’i kushtoni vetes. Anëtarët e familjes dhe shoqëria juaj do të kenë obligime në ditët në vijim me crast ju do të keni më shumë kohë dhe hapsirë të kaloni kohë vetëm me veten tuaj. Përpiloni një plan se si do t’i kaloni këto ditë. Bëni diçka që zakonisht nuk mund të arrini ta bëni me të tjerët, p.sh shikoni një film sipas shijes suaj ose shkoni në hiking. Tani është koha juaj të zgjedhësh!

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Jo të gjithë janë në të njëjtën linjë të mendimeve me ju, kështu që ju mund të keni tensione të papritura duke punuar në grupe. Vetëm se kini kujdes gjatë bisedës dhe fokusohuni se çfarë informata po ndani me ta dhe mos u fokusohuni në ato që nuk pajtoheni me të tjerët. Jini të qartë me pikat tuaja dhe mos përdorni sarkazmën gjatë komunikimit. Nëse është e mundur, përpiquni të mos punoni në grupe me njerëz të tjerë. Ju mund të arrini atë çfarë dëshironi duke punuar vetëm dhe nuk keni nevojë për ndihmë nga të tjerët.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Edhe nëse nuk ndiheni mjaftueshëm të shoqërueshëm, sot është një ditë e mirë të filloni një bisedë me dikë që më parë keni hezituar të diskutoni. Ata kanë qenë duke ju pritur që ju të bisedoni me ta dhe sot është dita që ju ta bëni një gjë të tillë. Përdoreni një metodë klasike tuajën për të thyer akullin. Mos u brengosni nëse nuk tregoheni i fortë! Nganjëherë është më mirë të tregohemi i djathë për të thyer akullin. Kujtoni se të shikuarit në sy është shumë e rëndësishme!

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Momentalisht, energjia që ju rrethon ju mbështet të bëni një ndryshim dhe të merrni një vendim. Pasi që kurrë nuk është vonë të filloni diçka të re, pse të mos filloni të bëni diçka që që gjithmonë keni qenë kureshtarë ta bëni. Qoftë nëse ka të bëjë me një hobi të ri, një lidhje të re, ose një ushqim të ri, sot është dita të filloni. Provoni rutinën tuaj sot dhe zbuloni diçka të tillë pavarësisht sa e vogël të jetë, kjo do t’ju transformojë komplet qëndrimin tuaj për jetën.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Do të goditeni nga një valë e energjisë kreative, kështu që nuk ka hapësirë të mërziteni për asgjë! Ju lehtësisht mund të kënaqeni, qoftë duke pikturuar ose duke marr nja laps dhe letër për të shkruar diçka. Natyra mahnitëse e njerëzve të zakonshëm po ju bën të ndiheni shumë mire dhe tani është koha e duhur të shkoni diku ku mund të kënaqeni duke u rrethuar me njerëz.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Tani e një kohë të gjatë zhvillimet romantike po sillen në kokën tuaj. Në fakt, këto mendime po ju mbajnë larg vëmendjes nga gjëra dhe njerëz të rëndësishëm në jetën tuaj. Komunikimi verbal është një nga pikët tuaja të forta, dhe sot kjo mund të ju ndihmojë që të mos përqendroheni. Thirreni një shok dhe pyeteni nëse mund t’i rrëfeni sekretet tuaja. Ata do të thonë po, dhe gjithmonë do të jenë aty për ju.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Të përpiqesh të ekuilibrosh gjithçka mes jush dhe shokëve tuaj është humbje e kohës për ju. Duhet ta pranosh faktin se nganjëherë ju duhet të jepni më shumë se të tjerët dhe nganjëherë të tjerët duhet të japin më shumë se ju. Krejt në fund gjithçka do të barazohet. Ju mund ta ktheni një ditë me stres në një ditë të bukur. Shpeshherë jeta nuk është e drejtë por ju duhet të zgjidhni që të kënaqeni me të.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Po shpenzoni shumë energji duke menduar për mangësitë dhe për të bërë gjithçka në formën e duhur, mirëpo po harroni se jeta është e bukur edhe me mangësitë e saj. Sfidoni veten duke u ndalur të pushoni dhe mos i kushtoni shumë rëndësi detajeve. Përqendrohuni në ide dhe largoni mendjen nga detajet e vogla. Merrni një perspektivë të re! Nuk ju duhet të dëshmoni gjithçka momentalisht, kështu që relaksohuni dhe kujtojani vetes se të qenit jo perfekt ju bën njerëz.