Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Horoskopi ditor - 04 Dec 2023

Dashi

21 mars - 19 prill

Vonesat në punë mund t’ju shkaktojnë probleme. Sigurohuni që t’i shtyni disa plane, sepse do të zhgënjeheni nga rezultatet. Ju dhe partneri po ndaheni, sepse njëri prej jush nuk po bën aq sa duhet për ta mbajtur dashurinë të gjallë.

Demi

20 prill - 20 maj

Njerëzit po bëhen të padurueshëm me ju meqë nuk po punoni shpejt, por ju nuk do t’i lejoni t’ju nxitojnë. Merrni kohën tuaj për të përfunduar detyrën e rëndësishme që u është dhënë. Puna ia vlen të bëhet mirë. Ecni me ritmin tuaj.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Nuk mund dhe nuk duhet të qëndroni me dikë që është kundër ndryshimeve. Pranoni që jeni shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe çlirohuni nga ajo marrëdhënie apo situatë kufizuese. Kushdo që iu njeh mirë e di gjithashtu se keni nevojë për spontanitet për t’u ndjerë të gjallë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Tensionet mes jush dhe miqve tuaj do të rriten, sepse ndërhyrja e tyre në punët tuaja personale po iu pengon shumë. Ajo që ata nuk e kuptojnë është se zgjidhjet që ata sugjerojnë nuk mund të zgjidhin atë që ata nuk janë në gjendje të shohin.

Luani

23 korrik - 22 gush

Mund të mos keni planifikuar që të udhëtoni, por nuk do të dëshironi të humbisni një plan të veçantë. Pasi të dëgjoni se çfarë po organizojnë familja ose miqtë tuaj, do të dëshironi të bashkoheni. Është e rëndësishme që ju të jeni në gjendje të shijoni momente të çmuara me njerëzit tuaj të preferuar.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Partneri juaj do t’iu mbështesë për diçka që keni planifikuar. Një ngjarje apo festë do të jetë edhe më e këndshme, për shkak të vendimit të tij për të qenë i pranishëm. Ju jeni gati të korrni sukses sa i përket anës tuaj profesionale.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Ushqejeni veten me pozitivitet edhe nëse nuk po merrni shumë përkrahje nga partneri. Ju jeni duke e kaluar me sukses sfidën aktuale. Shpërblejeni veten. Blini rroba të reja ose trajtojeni veten me një vizitë në spa.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Ju dëshironi të blini gjëra të shtrenjta për veten, por do të ishte më mirë të ndani pak para edhe për të tjerët. Përveç kësaj, shpenzimet po rriten me një ritëm shqetësues. Kini kujdes me paratë tuaja.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Mund të ndikoheni kaq lehtë nga shqetësimet e njerëzve të tjerë sa të filloni të mbeteni prapa me angazhimin tuaj. Nëse dikush iu kërkon një favor, sigurohuni që të vendosni kushte. Ata duhet ta dinë se ka një kufi për atë që ju jeni në gjendje të bëni për ta.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Ju jeni zgjedhur për të punuar në një projekt të veçantë. Do iu duhet ta bëni këtë vetëm, por puna do ta rrëmbejë imagjinatën tuaj. Mos u izoloni dhe kërkoni ndihmë nëse iu duhet.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Ju po e ndjeni se dikush i afërt nuk po iu kupton për momentin. Mund ta keni të vështirë t’i shprehni ndjenjat me fjalë, por provoni gjithsesi. Ju nuk mund të prisni që ata të jenë në gjendje të lexojnë mendjen tuaj. Së bashku, do të gjeni një zgjidhje për një çështje që po ju shkakton stres të vazhdueshëm.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Nuk po mund të mendoni kthjellët për shkak të një dileme emocionale. Ju duhet të merrni një vendim, por zgjedhja që dëshironi ta bëni do ta mërzitë dikë. Duke qenë se kjo është diçka që nuk e dëshironi, diskutojeni vendimin me dikë të afërt. Këshillat e tyre do t’ju ndihmojnë.