Një burrë 50-vjeçar nga Kosova ka vdekur në Annecy pasi është sulmuar me shkop bejsbolli, ka raportuar media franceze “Le Dauphiné Libéré”.
Ngjarja ka ndodhur në mesditë të së dielës, ndërsa autori/ët i/e dyshuar u larguan menjëherë pas sulmit.
Viktima është goditur në fytyrë nga një ose më shumë persona dhe ka vdekur në spital të hënën në mëngjes.
Viktima ishte i njohur më parë nga policia, megjithëse detajet se për çfarë shkelje bëhet fjalë nuk janë bërë të ditura.
Është hapur hetim për “vrasje me qelli”, i cili po kryhet nga Divizioni i Kriminalitetit të Organizuar dhe Specializuar (DCOS).