Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi të hënën në fshatin Mrasor të Rahovecit.
Sipas informacioneve fillestare, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një autobus, ndërsa viktima, ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka konstatuar vdekjen e tij, pavarësisht përpjekjeve për trajtim.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa organet kompetente kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.